Ish-kryeministrja Timoshenko akuzon gjyqtarin: Nuk çohem në këmbë, je pjesë e mafies

10-08-2011 / Gazeta 55
Ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, iu mohua e drejta e lirimit me kusht, kërkesë që u bë nga avokati i saj. Agjencia italiane “Ansa” shkruan se ajo e akuzoi gjyqtarin që po merret me çështjen e saj se po abuzonte me pushtetin dhe se ishte “pjesë e mafies”. “Nuk do të çohem në këmbë përpara jush, – shtoi Timoshenko, – sepse do të ishte njësoj sikur të ulesha në gjunjë përpara mafias”. Heroina e Revolucionit Portokalli u arrestua të premten në sallën e gjyqit për sjellje jo të mirë ndaj gjyqtarit dhe dëshmitarëve. Timoshenko akuzohet për “shpërdorim detyre” për një kontratë që ka nënshkruar me Rusinë kur ishte kryeministre, kontratë e cila, sipas prokurorëve, i ka shkaktuar shtetit një dëm shumë të madh ekonomik.
...