E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Hysen Biberaj, një zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në Diasporë

10-08-2011 / Gazeta 55

Është ndarë dje nga jeta në Uashington, njëri prej përfaqësuesve veteranë të diasporës antikomuniste shqiptare, z.Hysen Biberaj, babai i gazetarit dhe analistit të njohur z.Elez Biberaj. Z.Hysen, i lindur në Tropojë, ishte larguar nga Shqipëria komuniste në vitin 1951. Me shumë mundime e sakrifica ai mundi të arratisej, duke marrë përsipër çdo sakrificë. Të largoheshe atëherë nga Shqipëria e Enver Hoxhës, kishe gjithnjë ose riskun e humbjes së jetës, ose në rastin më të keq, një dënim me burg për tradhti ndaj atdheut në formën e kalimit të paligjshëm të kufirit.
Pas një qëndrimi disa vjeçar në Jugosllavi, ai mundi të largohet në vitin 1968 së bashku me familjen për në Itali. Po atë vit u nis drejt tokës së premtuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendin aq të admiruar nga shqiptarët antikomunistë, vendin e lirive aq të mohuara në Shqipëri.
Gjatë viteve që jetoi në SHBA, z.Hysen ishte një zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në rrethet e mërgimtarëve shqiptarë.
Në vitet e fundit të regjimit komunist, z.Hysen ishte i sulmuar disa herë nga propaganda komuniste si njeri antikomunist dhe “armik i pushtetit popullor”.
Redaksia i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Biberaj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›