E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-lideri kubanez Fidel Kastro boton libër

Ish presidenti kubanez Fidel Kastro ka bërë një paraqitje të rrallë në publik duke njoftuar për librin e tij me kujtime. Libri i titulluar "Guerrili i kohës", gati 1.000 faqe, lidhet me fëmijërinë e tij dhe ardhjes në fuqi në Revolucionin e Kubës.
 

Botimi me dy vëllime bazohet në rrëfimin e Kastros përballë gazetares Katiuska Blanco dhe përshkruan gjithë jetën e tij, që nga fëmijëria e tij, rritja e deri tek ardhja në pushtet me revolucionin e Kubës.
 

Gjatë fjalës së tij, Kastro foli dhe për çështjet aktuale , ndërsa u bëri thirrje kubanëve se është detyra e tyre të mbrojnë Kubën dhe mbarë njerëzimin në këtë planet.
 

Kjo ishte hera e parë që Fidel Kastro ishte shfaqur në publik që nga sesionin e mbylljes së Kongresit të Partisë Komuniste në prill 2011. Kastro ia dorëzoi presidencën e të vëllait të tij Raul në vitin 2006, dhe ka mbajtur një profil të ulët pasi, duke nxitur spekulime mbi shëndetin e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›