E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, Perëndimi kritika Rusisë dhe Kinës

Perëndimi ka hedhur një lumë kritikash mbi veton e vënë nga Rusia dhe Kina për një një rezolute të OKB-së që do dënonte vrasjet në Siri. SHBA tha se vetoja ishte e turpshme, ndërsa Britania tha se vetoja e Rusisë dhe kinës lejon vrasjet e mëtejshme në Siri.
 

Projekt rezoluta u refuzua vetëm disa orë pasi aktivistët kanë akuzuar forcat siriane për vrasjen e të paktën 55 njerëzve në Homs.
Dokumenti i hartuar nga Liga arabe i bënte thirrje presidentit sirian të zhvillonte një kalim të pushtetit, për një sistem demokratik. Ambasadori i Rusisë në OKB Vitali Çurkin tha se draftit i mungon ekuilibri, ndërsa theksoi se kalimi i pushtetit i imponuar nuk do të ndihmonte për të zgjidhur çështjen.
 

Por për shtetet e bashkuar vetoja ishte e turpshme. Ambasadorja amerikane në OKB Susan Rajs tha se Rusia dhe Kina legjitimojnë gjakderdhjen në Siri.  "Jam e neveritur nga vetoja e Rusisë dhe Kinës që pengoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për përmbushjen e qëllimit të tij" shkruante Rajs në Twitter.
 

Ministri i jashtëm britanik William Hague tha se vendimi i Moskës dhe Pekinit inkurajon presidentin Bashar al Assad të shtypë me forcë protestat. Nga Parisi, presidenti francez Nikolas Sarkozi tha në një deklaratë se shpreh keqardhjen për dështimin e rezolutës, ndërsa premtoi se do punojë për të gjetur një zgjidhje. Sipas OKB-së që nga shpërthimi i i protestave kundër presidentit Bashar al Sssad në Siri, për një vit janë vrarë të paktën 5400 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›