E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-maturantët jofitues, Bello dhe Dalipi: “Pollo t i japë zgjidhje problemit”

Autori i Lajmit: Red.Deputetët e Partisë Socialiste, Marko Bello dhe Alfred Dalipi, mbështesin kërkesat e dhjetëra maturantëve, të cilët nuk kanë fituar të drejtën për të vazhduar studimet e larta. Deputetët socialistë, të cilët janë njëkohësisht dhe anëtarë të Komisionit të Arsimit, zhvilluan dje një takim me një grup përfaqësues nga këta studentë. Pas takimit me ta, Bello dhe Dalipi i kërkuan ministrit të Arsimit e Shkencës, Genc Pollo, që sistemi “Meritë-Preferencë , i aplikuar sivjet për pranimet në shkollat e larta, të shkojë deri në fund, duke i dhënë të drejtën që i takon çdo individi. “Kemi marrë shumë letra nga maturantë dhe prindër, të cilëve, megjithë mesataren e lartë, nuk iu dha mundësia për të filluar studimet. Sistemi “Meritë-Preferencë” nuk ka rezultuar transparent, duke u mbyllur kështu dyert e shkollës së lartë me dhjetëra kandidatëve për studentë”, - tha deputeti socialist Bello. Ndërsa deputeti tjetër, Dalipi, i bëri apel ministrit të Arsimit që t i japë zgjidhje këtij problemi. Të njëjtën kërkesë përsëritën dhe ish-maturantët, të cilët, duke treguar mesataren e tyre, kërkojnë të drejtën e studimit. “Unë dua një degë dhe është e drejta ime, si në çdo vend demokratik të zgjedh atë universitet, që unë mendoj se është e ardhnja ime, që unë e kam me pasion”, - tha njëri prej ish-maturantëve. Një tjetër ish-maturante e gjimnazit “Qemal Stafa”, tha se, edhe pse kishte marrë 5451 pikë, nuk fitoi të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë, kur në degët e zgjedhura si preferenca të saj, kishin hyrë edhe me 5100 pikë.
Ky lajm është publikuar: 27/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›