E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: “Shqipëria e Madhe, vetëm në mendjen e qarqeve serbe”

Autori i Lajmit: Red.Shqiptarët dhe serbët kanë një shans dhe një rrugë të përbashkët: “Evropën e Bashkuar”. Ata nuk duhet të humbasin trenin që i çon te kjo familje e madhe demokratike evropiane. Kështu pohoi Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në Konferencën Ndërkombëtare Pajtimi dhe Sigurimi njerëzor në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Beograd. Duke reaguar ndaj fjalës së Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme Serbe, Radojko Begojeviç, i cili paraqiti qëndrimet e njohura të Beogradit, në lidhje me Kosovën, Milo tha se Shqipëria e Madhe nuk ekziston në mendjen e shumicës së shqiptarëve. “Ajo ekziston në arsenalin politik dhe diplomatik të qarqeve zyrtare këtu në Beograd për të trembur e ndikuar qarqet politike e diplomatike ndërkombëtare dhe për të penguar pavarësinë e Kosovës”, - tha ai.

Ky lajm është publikuar: 27/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›