Ish-ministri i Brendshëm: SHIK ka gënjyer,
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ish-ministri i Brendshem, Agron Musaraj gjatë dëshmisë në Gjyaktën e Krimeve të Rënda për rrëmbimin e Remzi Hoxhës ka hedhur poshtë pretendimin e Shërbimit Informativ Kombëtar se ishte kërcenuar gjatë kohës që ishte në këtë post dhe pas këtyre të dhënave të jetë organizuar edhe shoqërimi nga SHIK-u i tre shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha.
Agron Musaraj i cilësoi si “perralla” këto informacione. Duke cituar: “përralla, mua nuk më ka kërcenuar askush. Këto janë vetëm perralla”. Gjatë dëshmisë së tij ish-ministri rrefeu se gjatë kohës që ishte bërë denoncimi për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ai kishte bërë verifikimet dhe kishte rezultuar se ky i fudnit nuk ishte shoqëruar nga policia. “U kam dhënë urdhër strukturave përkatëse që të interesohen në polici për Remzi Hoxhën. Më pas mora informacionin se nuk kishte të ndaluar në zyrat e policise”, ka pohuaj Isaraj.
Seanca
Dëshmitë e ish ministrit të Brendshëm Agron Musaraj, Alma Kristopullit e bija e Ziso Kristopullit si dhe Shoferit të Avni Koldashit janë dëgjuar në gjykatën e Krimeve të rënda në Tiranë në lidhje me cështjen e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. I pyetur për këtë ngjarje ish zyrtari i lartë ka deklaruar se nuk ka patur dijeni për rrëmbimin, por kujton shqetësimin e familjarëve që në atë kohë kishin trokitur në zyrën e tij.
“Pasi mora këtë njoftim nga familjarët, dhashë urdhrin strukturave përkatëse që të interesohen që ka të ndaluar ose të shoqëruar gjatë kësaj kohe me emrin Remzi Hoxha, në policinë shqiptare. Pas gjysmë ore kam marrë njoftimin që nuk ka të ndaluar dhe të shoqëruar në komisariatet e policisë së shtetit”, tha Musaraj në dëshminë e tij në seancën e sotme.
Alma Kristopulli, e bija e Zizo Kristopullit, ka kujtuar momentet kur i ati i kishte takuar në Qytet Studenti ku ajo rrinte së bashku me të motrën studente, pasi ai ishte liruar nga rrëmbyesit. Ajo shprehet, “ai ishte i keqtrajtuar dhe mezi ecte, më pas më tregoi pjesët e trupit të cilat ishin të nxira, nuk fliste dot, dridhej i gjithi. Unë dhe motra nuk kishim asnjë dijeni. Na tregoi që ishte një person i cili ishte punonjës i SHIK-ut, tregonte edhe për një person tjetër të cilit nuk ja mbaj mend emrin, një të shkurtet Gjirokastritë. E kishin detyruar që të shkonte me ta duke i thënë se do te takonte dikë nga Kontrolli Lartë i Shtetit në Gjirokastër. Në pjesën tjetër të rrugës nuk mbaj mend më hollësira, e mbuluan përpara që të mos shihte rrugën dhe përfunduan diku në një ndërtesë që më vonë e mori vesh që ishte në Lezhë”. Dëshmia tjetër ka ardhur nga shoferi i Avni Koldashit ish shefi i bazës së SHIK-ut në kohën e rrëmbimit, Besim Dajça kujton kohën kur ka shoqëruar me makinë për në Lezhë shefin e tij Avni Koldashin dhe ZIzo Kristopullin. Në seancën e radhës janë thirrur për të dëshmuar ish zëvendës ministri i Brendshëm dhe ish drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Agim Shehu, ish shefi i SHIK-ut Fatos Klosi. Ndërsa në kërkesë ishte parashikuar për tu thirrur në gjyq në cilësinë e dëshmitarit ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede, i ndarë nga jeta pak ditë më parë nga një sëmundje e pashërueshme.
Zhdukja
Dosja e vjetër e zhdukjes së biznesmenit maqedonas Remzi Hoxha, që daton në vitin 1995 është rihapur nga prokuroria. Ndërsa tashmë janë sërisht nën hetim dhe krerë të SHISH-it, sit ë dyshuar në zhdukjen e mistershme të këtij biznesmeni. Deri tani janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, të cilët dyshohen si të implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 95. Të pandehur për këtë çështje janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro. Budjon Meçe ndodhet në spital, për shkak të një sëmundjeje, ndërsa Ilir Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar. Në 4 maj Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në mungesë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të pandehurit Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi, të cilët dyshohet se janë implikuar në zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Katër ditë pas kësaj Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi Arben Sefgjinit dhe Avni Koldashit këtë masë sigurie, ndërsa mungonte sërish Budjon Meçe. Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i Tatimeve, e cilësoi të padrejtë vendimin e prokurorit, pasi, sipas tij, “pretendimet e tij (prokurorit) janë të pavërteta”.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008