Krimi financiar, Ina Rama vizitë në Itali për bashkëpunim
Autori i Lajmit: red.
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, shkoi dje në Itali, për të takuar drejtuesit më të lartë të Guardia di Finanza, që pritet të sjellë dhe një bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër krimit financiar. Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme bëri të ditur dje se me ftesë të komandantit gjeneral të Guardia di Finanza Itali, Kozimo d Arrigo, Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, do të zhvillojë një vizitë triditore në Itali. Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi në rritje me Guardia di Finanza Itali në çdo fushë ku operon kjo strukturë, dhe për të goditur krimin ekonomik e financiar. Në këtë vizitë delegacioni shqiptar i Prokurorisë së Përgjithshme është i përbashkët me atë të Ministrisë së Financave. Në axhendë janë planifikuar takime me përfaqësues të lartë të Guardia di Finanza-s. Përveç takimit me komandantin e Guardia di Finanza-s, gjeneral Kozimo d Arrigo, janë planifikuar takime me gjeneralin Nino di Paulo, e Komandantin e Repartit të 2-të (marrëdhënieve ndërkombëtare) të Guardia di Finanza-s, gjeneralbrigade Renato Maria Ruso. Në këto takime pritet të diskutohen edhe çështje për trajnime të përbashkëta ekonomike dhe në luftë kundër krimit financiar. Gjatë qëndrimit në Romë janë planifikuar vizita në disa reparte të Guardia di Finanza, ku do të prezantohen teknikat hetuese që përdoren nga kjo forcë për krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe trafiqeve të paligjshme.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008