E Diel, 1 Nëntor 2026

I vë eksploziv makinës, arrestohet ish-futbollisti

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga një ish-futbollist, pasi dyshohet se i ka vënë ekspoziv një makine në Elbasan. Ndërsa motivet janë ende të paqarta, policia ka vënë në pranga të dyshuarin. Në kuadër të një operacioni të koduar “Shkumbini”, policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Gjergj Gjika, ish-futbollist i Elbasanit, të akuzuar për vendosjen e lëndës shpërthyese. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit. Sipas hetimeve të para mësohet se lënda shpërthyese është vendosur nga i riu në automjetin me targa EL 5048 B, në pronësi të qytetarit me iniciale G. M, 53 vjeç. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vendosjes së eksplozivit, por policia ka ndaluar të dyshuarin 28-vjeçar. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes makina është dëmtuar konsiderueshëm, ndërkohë që dëmtime ka pësuar edhe një tjetër mjet që ndodhej ngjitur me objektin e sulmit. “Nga kontrolli i makinës së të arrestuarit janë gjetur mbetje të lëndëve eksplovize dhe copëza të mbështjelljes së fitilit, thanë burimet policore. Ata shtuan se po hetohet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Ky lajm është publikuar: 05/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›