E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me armë në kishën e Shna Ndout, Laç

Autori i Lajmit: red.
Një i ri është kapur me armë pa leje në ambientet e Kishës së Laçit, në rrethin e Kurbinit. Burime nga policia e Laçit bënë të ditur se ditën e djeshme është bërë arrestimi në flagrancë i Niko Popit, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në lagjen numër 9 të Laçit. Sipas burimeve zyrtare, prangosja e tij është bërë pasi, sipas një informacioni në rrugë operative, tek rruga e kishës së Shna Ndout në qytetin e Laçit, pas një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me krehër të vendosur me 7 fishekë dhe një thikë me hapje anësore dhe një dorezë metalike. Policia ndaj Popit ka ngritur dy akuzat: atë të “mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake” si dhe “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”. Burimet thanë se hetimet në lidhje me këtë të arrestuar, i kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit.
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›