Skema e re e rritjes së ndihmës ekonomike më 2009
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Rreth 8000 familje më pak do të trajtohen me ndihmë ekonomike vitin që vjen. Reduktimi në masë i familjeve të varfëra dhe rritja e ndihmës ekonomike për ato që do të mbeten në skemë, është plani i përbashkët i Shërbimit Social Shtetëror dhe Ministrisë së Punës. Sipas burimeve nga SHSSH-ja, ecuria e skemës së ndihmës ekonomike parashikohet të vijë në ulje, pra numri i familjeve përfituese do të pësojë ulje duke filluar që nga janari i vitit që vjen. Pra për reduktimin e kësaj skeme deri në vitin 2013 mendohet që numri i familjeve përfituese në skemën e ndihmës ekonomike të shkojë në 70.000 familje dhe masa e ndihmës ekonomike për familje të tentojë arritjen e treguesit të nivelit të varfërisë (2$ në ditë person). Aktualisht, në skemën e ndihmës ekonomike trajtohen rreth 93662 familje ku me ndihmë të plotë trajtohen rreth 33714 familje dhe me ndihmë të pjesshme 59948 familje. Ndihma ekonomike është e plotë kur familjet përfituese nuk kanë të ardhura dhe e pjesshme kur familjet pretenduese kanë të ardhura të pamjaftueshme. Sipas të dhënave nga SHSSH, për këtë program, për vitin 2008, janë akorduar nga buxheti i shtetit 3,5 miliardë lekë ose rreth 65% e nevojave nga 2,6 miliardë lekë që janë akorduar për vitin 2007. Nga ky program për vitin 2008, mbështetur në kërkesat e ardhura nga njësitë vendore, kanë përfituar rreth 101.000 familje në nevojë në qytet dhe në zonat rurale nga rreth 120.000 familje që kanë përfituar në vitin 2007. Ndihma ekonomike jepet 40% në zonat urbane dhe rreth 60% në zonat rurale. Alokimi i fondeve të Ndihmës Ekonomike bëhet mbi bazën e treguesve statistikorw që dërgohen nga Njësitë e Qeverisjes Vendore. Këto të fundit paraqesin nevojat e tyre për fonde duke u mbështetur në strukturwn e familjeve përfituese si dhe në të ardhurat që siguron familja nga toka dhe veprimtaritë e tjera prodhuese. Aktualisht, ndihma ekonomike shpërndahet bazuar në Ligjin Nr.9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore”. Programi i ndihmës ekonomike mbështet me pagesë mujore familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme. Midis të tjerëve trajtohen me ndihmë ekonomike jetimët e papunë mbi 25 vjeç; jetimët e moshës 18-25 vjeç, të cilët nuk janë të vendosur në institucionet e shërbimeve shoqërore ose nën kujdestari. Gjithashtu, trajtohen me ndihmë prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë. Shërbimi Social Shtetëror është një organ i specializuar për inspektimin dhe kontrollin e zbatimit të kuadrit ligjor në fushën e shërbimeve sociale ku bën pjesë dhe programi i ndihmës ekonomike. Në përbërje të këtij institucioni është dhe Drejtoria e Inspektimit të Pagesave në CASH, e cila merret direkt me inspektimin dhe kontrollin e zbatimit të ligjit për ndihmën ekonomike. “Po kështu, ne kemi dhe 12 inspektorate rajonalë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kontrollojnë zbatimin e këtij programi në njësitë vendore të qarqeve që ato mbulojnë”, - bëjnë të ditur burime nga SHSSH. Sipas të njëjave burime, thuhet se për vitin 2008, nga strukturat e inspektimit në qendër dhe në bazë janë kryer gjithsej 351 inspektime në njësitë e qeverisjes vendore. Nga këto inspektime janë konstatuar mjaft probleme në drejtim të zbatimit të ligjit nga ana e administratorëve lokalë. Kështu, nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar 5024 raste të familjeve që trajtoheshin në kundërshtim me legjislacionin në fuqi me një efekt financiar 11.500.000 lekë, për të cilat është marrë masa e largimit të tyre nga skema e ndihmës ekonomike. Po kështu, janë konstatuar rreth 1091 raste në kundërshtim me ligjin e trajtimit të personave me pagesën e aftësisë së kufizuar me një efekt financiar 9.400.000 lekë. Për të gjitha rastet e konstatuara janë marrë masat përkatëse për personat përgjegjës ku në total janë gjithsej 93 masa administrative të ndara këto në 6 largime nga puna, 74 vërejtje me paralajmërim si dhe 13 gjoba për personat përgjegjës si dhe është lënë detyre kthimi i shumës 8.700.000 lekë të përfituar padrejtësisht nga persona dhe familje tw veçanta.
Komisioni parlamentar
Duro: “Fondet e 2009-ës për NE, 60 % më të larta se më 2007”
Ministri i Punës, Anastas Duro, raportoi dje në Komisionin Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, për arritjet e këtij institucioni në tre vjet si dhe objektivat deri në fund të mandatit qeverisës, veçanërisht politikat në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale, etj. Sipas ministrit të Punës, “periudha 2005-2008 ka qenë mjaft intensive në hartimin dhe zbatimin e politikave, strategjive, akteve ligjore e nënligjore për përmbushjen e detyrimeve madhore të shtetit ndaj qytetarëve”. Duro tha se ne parashikojmë që, në fund të mandatit qeverisës, numri i familjeve në nevojë që mbështeten me ndihmë ekonomike të arrijë në 85 mijë, nga 93 mijë që janë në skemë aktualisht”. Ai tha se janë rritur edhe fondet e buxhetit për ndihmën ekonomike. Kështu në vitin 2008 fondet u rritën me 38%, nga 2.6 miliardw lekë, në 3.6 miliardw lekë dhe për vitin 2009 qeveria ka parashikuar që fondet të jenë 4.3 miliardw lekë, që në përqindje do të thotë një rritje rreth 60%".
Ky lajm është publikuar: 05/11/2008