Brazil, 34 të vrarë nga aksidenti ajror
34 njerëz, mes të cilëve shtatë fëmijë, gjetën vdekjen kur një avion ra në një lumë në shtetin e Amazonës. Katër vetë mbijetuan, ndërkohë që forcat e shpëtimit po kërkojnë edhe të tjerë. Sipas raporteve mësohet se pilotët kishin kontaktuar qendrën e kontrollit ajror përpara mbërritjes në destinacion, duke i njoftuar se po ktheheshin në pikën e nisjes, por menjëherë pas kësaj, avioni u zhduk nga radarët, me shumë gjasa për shkak të shiut të dendur.