E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-polici fiton rikthimin në punë

 TIRANE – Gjykata e Tiranës ka kthyer në punë ish-kryepolicin e Shkodrës dhe Korçës, Pëllumb Molla, i liruar nga detyra në vitin 2005. Vendimi për rikthimin e tij në radhët e policisë është shpallur pak ditë më parë nga gjykatësja kryeqytetase Elona Gjoka, e cila ka vendosur të pranonte kërkesën e Mollës, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm urdhrin numër 2/3 datë 18 shkurt 2005 të Ministrit të Rendit Publik, në bazë të të cilit Molla lirohej nga detyra e oficerit në Policinë e Krujës. Motivacioni i lirimit të tij ishte shkelje e betimit, abuzime të rënda me atributet e policisë dhe me mirëbesimin e publikut, si dhe shkelje me dashje të normave të detyrës me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit. E thënë ndryshe, Molla gjatë kohës që kishte drejtuar policinë e Shkodrës kishte marrë në punë disa policë të liruar më parë, të cilët pas transferimit të Mollës ishin implikuar në arratisjen e tre të paraburgosurve.                                        fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›