Më shumë investime e prodhim vendas do të zgjidhë krizën
24/02/2009 Fullani: Kriza nuk ka gjasa të zgjidhet këtë vit, kreditoni biznesin
Ky vit i vështirë për ekonominë shqiptare dhe biznesin, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, do të lehtësohet vetëm nëse rriten investimet dhe prodhimi vendas. Gjatë një takimi që Guvernatori Ardian Fullani pati me eksportuesit kryesorë në vend dhe përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, kërkoi më shumë investime në sektorët e prekur tashmë. “Lundrojmë në të njëjtat ujëra, kështu që dhe sfidat do t’i përballojmë së bashku. Shumë pak gjasa ka që këto situata të ndërlikuara ndërkombëtare të zgjidhen shpejt”, - theksoi Ardian Fullani.
Investimet
Rënia e investimeve do të sjellë pasojat e veta, por Banka e Shqipërisë është e përgatitur. Një prej pasojave më të rënda që është vënë re gjatë kësaj periudhe është zhvlerësimi i monedhës vendase. “Ulja e kërkesës ka ndikuar edhe në rënien e përgjithshme të investimeve. Tashmë flukset e kapitaleve që kanë financuar deficitet e larta korrente veçanërisht në ekonomitë në tranzicion dhe kryesisht në Evropën Juglindore kanë stopuar. Kompani financiare dhe prodhuese, por edhe individë në ekonomi të zhvilluara po gjenden në vështirësi financiare. E gjithë kjo situatë ka thelluar deficitin korrent të këtyre vendeve dhe i ka bërë ato më të brishta ndaj goditjeve të krizës, ky mekanizëm i përhapjes ose kontaminimit, përmes të cilit kriza e nisur nga ekonomitë më të fuqishme botërore po përhapet në të gjithë botën ka dhënë njëkohësisht dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare”, - theksoi Fullani. Eksportuesit, kryesisht ata të industrisë fason prej muajsh kanë kërkuar lehtësira nga qeveria. Veç mbështetjes financiare ata kërkojnë ligje fiskale më fleksibël në sektorin e tyre.
Sistemi bankar
Banka e Shqipërisë konfirmon faktin se sistemi bankar nuk është prekur nga kriza ekonomike. Fullani u bëri thirrje drejtuesve të bankave të nivelit të dytë, që në këtë kuadër të vazhdojnë kreditimin, veçanërisht për eksportuesit. “Gjatë dy muajve të fundit, aktiviteti i eksportit nuk është vetëm një gjenerues, por njëkohësisht edhe stabilizator i gjendjes së përgjithshme ekonomiko-financiare të vendit, së bashku me depozitimet”,- tha në fjalën e tij Guvernatori Fullani. Sipas tij, kriza ekonomike globale nuk pritet të gjejë zgjidhje këtë vit. “Eurozona është në krizë. Euro po humbet terren dhe çmimet po bien, por kriza nuk ka gjasa që të zgjidhet brenda këtij viti”, - theksoi Fullani. Sipas Guvernatorit, është i nevojshëm një bashkërendim i përgjithshëm i aktorëve të sistemit bankar dhe atyre të prodhimit me qëllim zbutjen e efekteve të një krize globale.
Bankierët
Rritja e konkurrencës dhe cilësisë do t’i nxjerrë bizneset nga kriza. Ky është mendimi i përfaqësuesve të bankave. “Të gjithë jemi të bindur se sistemi bankar është i mbrojtur nga kriza. Por ekonomia reale po i vuan pasojat, kryesisht industria prodhuese dhe ajo nxjerrëse. Eksportet duhet të përqendrohen te rritja e konkurrueshmërisë dhe cilësia, për t’i bërë ballë krizës”, - është shprehur Libero Catalano, kryetar i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë. Bankat e nivelit të dytë kanë ulur ritmin e dhënies së kredive gjatë muajve të fundit, duke shtrënguar kriteret dhe duke zgjatur në kohë procesin e kredidhënies.
Eksportet
Rënia e eksporteve është thelluar për shkak të krizës ekonomike globale. Të dhënat e fundit të Instituti të Statistikave tregojnë se gjatë muajit dhjetor u eksportuan 6.9 miliardë lekë mallra, me ulje 23.4 për qind në krahasim me muajin nëntor dhe rritje me 4.5 për qind kundrejt dhjetorit 2007. Ndërkohë u importuan 43.1 miliardë lekë mallra, me rritje 11 për qind në krahasim me nëntorin dhe rritje 24.5 për qind në krahasim me dhjetorin e 2007-s. Si rrjedhim deficiti tregtar ka arritur në 36.1 miliardë lekë. Kundrejt nëntorit ky tregues u rrit me 21.4 për qind dhe me 29.2 për qind krahasuar me dhjetorin e 2007-s.