E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Higgins, president i ri i Irlandës

Kandidati i Partisë Laburiste, Michael D. Higgins, është konfirmuar zyrtarisht si presidenti i nëntë i Irlandës, duke shënuar kështu kthimin më të madh në historinë e vendit.

Poeti dhe ish-luftëtari mori 701.101 vota, apo rreth 40 për qind të votave në total.

Fitorja e tij ndaj një prej kandidatëve favoritë, Sean Gallagher, doli hapur vetëm një orë pas hapjes së kutive të votimit.

Ai u konfirmua zyrtarisht pas numërimit të 1.007.104 votave. Ndërsa Gallagher mori 628.114 vota.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, Higgins tha se dëshira e tij është të jetë një president për të gjithë popullin.

Ai u shpreh se qytetarët irlandezë duhet të punojnë së bashku, për të zgjidhur problemet që kanë përpara.

“Ne duhet të punojmë me të gjitha forcat duke bashkëpunuar vazhdimisht, në mënyrë që të përfitojë brezi ynë dhe ai që do të vijë”, deklaroi Higgins.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›