E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Vjeshta e fundit” për Xhelajn e Uznovës, vrau me paramendim

Autori i Lajmit: red.
Një person i kërkuar për vrasje me paramendim, iu nënshtrua sot operacionit të koduar “Vjeshta e fundit”, organizuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Berat në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit. Ata kanë bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit Edmond Xhelaj, lindur e banues në Uznovë, Berat, duke çuar njëkohësisht dhe në zbardhjen e një ngjarjeje të ndodhur në datën 05 maj 1997. “Arrestimi i tij është bërë për veprën penale të vrasjes me paramendim, të kryer në bashkëpunim”, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime të Drejtorisë së Policisë Berat. Ata detajuan se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, kanë rifilluar hetimet në lidhje me vrasjen e Rauf Dokos, ngjarje e ndodhur më 05 maj 1997 në rrugën nacionale Berat-Poliçan. Nga hetimet e kryera së fundmi, ka rezultuar se Edmond Xhelaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë rreth orës 12.00 të datës 05 maj 1997 kanë prenotuar si taksi viktimën Rauf Doko dhe kanë lëvizur me mjetin e këtij të fundit nga qyteti i Poliçanit për në drejtim të Beratit. Rrugës, 30 vjeçari Edmond Xhelaj i cili atëherë ishte vetëm 19 vjeç, në bashkëpunim me dy personat e tjerë kanë kryer vrasjen e taksistit Rauf Doko duke e hedhur kufomën në anë të rrugës dhe më pas kanë braktisur mjetin e tij. Për Edmond Xhelajn Gjykata e Rrethit Berat me vendimin e datës 07 nëntor 2008 ka nxjerrë masën e sigurimit arrest në burg.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›