E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Billa tenton të ekzekutojë një 29 vjeçar

Autori i Lajmit: red.
Një 29-vjeçar është rrezikuar për vdekje pasi një bashkëmoshatari i saj tentoi t i marrë jetën me armë zjarri.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se autor i dyshuar i atentatit është 29-vjeçari Altin Billa, lindur e banues në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior.
Një ditë më parë në orën 12.15, i dyshuari është gjendur me një armë në dorë, tek hyrja e spitalit të vjetër, në lagjen ku ai banon dhe, duke u nxitur nga konflikti që kishin pasur disa orë më parë, iu sul 29-vjeçarit T.L nga i njëjti vendbanim, me synimin për ta vrarë.
Krimi që mund të degjeneronte në marrje jete, është arritur të shmanget në sajë të ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar.
Tani ai përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›