Kryeministri, ministrit Pango: “Përgatisni ligjin për financimin e institucioneve fetare”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri nënvizoi edhe një herë në mbledhjen e qeverisë se marrëveshja me Komunitetet Fetare përcakton qartë se shteti do të hartojë dhe do të miratojë një ligj lidhur me financimin e institucioneve fetare, të cilin Kryeministri e konsideroi domosdoshmëri. Duke vënë në dukje se prej më se dy vjetësh është përcaktuar një fond në Ministrinë e Kulturës, i cili ka pasur si qëllim kryesor restaurimin e trashëgimisë kulturore të trashëgimisë fetare, Kryeministri bëri të ditur se ky fond është shtuar edhe me donacione jo të pakta të institucioneve apo vendeve mike. Kryeministri theksoi se ligji, i cili duhet të rregullojë detyrimin e shtetit për të financuar besimet fetare në Shqipëri, nuk përbën asnjë lloj lidhje të besimeve me shtetin, por garanton vendosjen e një të drejte në vendin e vet, pasi ato nuk mund të jenë të përjashtuar nga kjo shoqëri. “Në shoqërinë shqiptare nuk ka dhe nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë të përjashtuar. Ne kemi vepruar shumë drejt që kemi përcaktuar një fond për shoqërinë civile dhe ai fond do të konsolidohet. Ne sigurisht, mbi bazën e një ligji të veçantë, është e domosdoshme të përcaktojmë një buxhet edhe për institucionet fetare. Kryeministri u shpreh se praktika të financimit të këtyre institucioneve ekzistojnë në të gjitha vendet e lira, duke mos krijuar asnjë lloj varësie të këtyre institucioneve nga shteti. “Vendi është i pasur me tri besime të mëdha, ka dhe ateizmin, sepse sigurisht nuk është se nuk pati efekt dhe diktatura, por është e domosdoshme, zoti ministër i Kulturës, së bashku me ekspertë të Ministrisë së Financave, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të Komitetit të Kulteve, të uleni, të hartoni ligjin, një ligj të standardeve më të mira dhe të përmbushim detyrimin kontratual", - tha Berisha.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008