E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ratifikon MSA-në, Shqipëri-BE

Autori i Lajmit: Red.Parlamenti italian ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, falënderon miqtë parlamentarë italianë për votimin e MSA-së Shqipëri-BE sipas premtimit që ata i kishin bërë gjatë vizitës së Kryetares Topalli në Romë. Kryetarja Topalli është optimiste se edhe Danimarka së shpejti do të ratifikojë këtë marrëveshje. Ndërkohë që edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë fakt, duke qenë se nuk bëhet fjalë thjesht për një vend më shumë në listën e vendeve që kanë ratifikuar MSA-në me vendin tonë, por një vend fqinj që konsiderohet si partner strategjik i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Italia është vendi i 11-të që ratifikon MSA-në Shqipëri-BE ndërkohë që vendet e tjera që e kanë ratifikuar këtë marrëveshje janë Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Hungaria dhe Irlanda.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›