E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pronarët, fondi 3.6 miliardë lekë

 

Fabiola Çela

Zbardhet fondi për kompensimin e ish-pronarëve. deri në vitin 2012. Ai do jetë 36 milionë dollarë dhe do të ndahet në tre pjesë. Kjo shumë është parashikuar për tre buxhete të njëpasnjëshëm.Vendimi
Sipas vendimit të marrë nga qeveria, për vitin 2010 fondi i kompensimit për ish-pronarët do të jetë 700 milionë lekë. Ndërsa për vitin 2011 niveli i shpenzimeve për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve është parashikuar që të jetë gati 1.2 miliardë lekë. Për 2012-ën fondi është parashikuar të jetë 1.7 miliardë lekë. Në sajë të këtij vendimi, qeveria ka rritur ndjeshëm nivelin e shpenzimeve për kompensimin e ish-pronarëve. për vitin 2008 fondi i kompensimit për ish-pronarët ishte 500 milionë lekë.
Kompensimi
Kompensimin në vlerë monetare e përfitojnë vetëm ata ish-pronarë të cilët nuk kanë përfituar nga kompensimi fizik. Kompensimi i parë është bërë në dhjetor të vitit 2005, si kompensim financiar i subjekteve me fondin 200.000.000 lekë vetëm për qytetin e Tiranës. Kompensimi ishte i pjesshëm, deri në 200 m2. Përzgjedhja e subjekteve përfitues u bë me short, megjithatë, përpara këtij shorti, disa subjekte kanë përfituar në raste të veçanta kompensim fizik. Procesi i njohjes dhe kthimit ka filluar që në vitin 1993, duke trajtuar një numër të konsiderueshëm kërkesash nga ish-pronarët. Sipas akteve ligjore, kompensimi i pronave bëhet me, pasuri të paluajtshme publike në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit. Me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit. Me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme. Ose me vlerën e objekteve, të cilat janë objekt i privatizimit. Dhe alternativa e fundit për kompensimin e ish-pronarëve është ajo financiare. Procesi i kompensimit të ish-pronarëve nuk është kaluar në heshtje nga opozita. Jo pak herë deputetë të partive opozitare kanë deklaruar se ky proces mbart në vetvete shumë mangësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›