Projekti TACTA në qendër të forumit
Është zhvilluar në Napoli të Italisë Forumi i 4-ët i Koordinimit Rajonal me përfaqësuesit më të lartë të Projektit TACTA (Asistencë Teknike për Administratën Doganore dhe Tatimore) i financuar nga Bashkimi Evropian, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. I pranishëm në këtë forum ishte kreu i Doganave shqiptare, Përparim Dervishi. Në takimin e Napolit u diskutua mbi Programin e Punës të TACTA-s, i cili përfshin procedurat doganore, qeverisjen, kontrollin e brendshëm në administratën Doganore, mbështetje për teknologjinë e informacionit, menaxhimi i integruar i kufijve/profilet e riskut. Një ndër arritjet kryesore të këtyre fushave ishin procedurat doganore, rishikim i të gjitha regjimeve doganore dhe përshtatja e tyre me procedurat sipas acquis communautaire etj.