E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet taksa doganore për energjinë

 

Qeveria ka miratuar vendimin në sajë të të cilit KESH nuk do të paguajë më taksën doganore prej 2 për qind për importin e energjisë elektrike. Efekti financiar i pritshëm nga reduktimi i kësaj tarife doganore i llogaritur mbi bazën e importit për vitin 2008 në sasi dhe në çmim parashikohet të jetë rreth 488 milionë lekë. Vendimi i qeverisë është marrë pas ratifikimit të traktit të krijimit të komunitetit të energjisë ndërmjet komunitetit evropian dhe vendeve ballkanike. Sipas këtij traktati, palët duket të eliminojnë taksat doganore dhe kufizimet sasiore mbi importin dhe eksportin e energjisë dhe të gjitha masat që kanë efekt të njëjtë. Pas kësaj kërkese që shkruhet në traktat, qeveria vendosi që të heqë taksën doganore për importin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›