E Shtunë, 31 Tetor 2026

OST: Ja zonat pa energji sot në Tiranë

 

Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë sot energji. Kjo si pasojë e një remonti që do të kryejë OST-ja në linjat 35 kilovot në Tiranë. Për rrjedhojë, nga ora 09:00-10:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Kinostudio, Babrru, uzina “Dinamo”, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bardhyl”, “Riza Cerova”, “Thanas Ziko” dhe rruga “5 Maj”. Ditët e fundit konsumatorët janë përballur me mungesa të energjisë elektrike, të cilat janë shkaktuar jo vetëm nga punimet në nënstacione, por edhe si pasojë e defekteve të ndodhura në linjat e tensionit të lartë si pasojë e motit të keq. Ndërkohë me uljen e temperaturave është rritur ndjeshëm kërkesa për energji. Konsumi i energjisë ka arritur në 22.2 milionë kilovat/orë, nga kjo gati 20.3 milionë kilovat/orë është prodhim vendas. Rritja e prodhimit vendas të energjisë ka ardhur si pasojë e situatës së mirë hidrike në kaskadën e Drinit.  Sipas të dhënave më të fundit nga Korporata, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 290.41 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që prurjet e ujit janë 205 metër kub në sekondë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dy hidrocentralet e tjerë, në Koman niveli i ujit arrin në 171.66 metra, ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit arrin në 74.06 metra.

Zonat pa drita

• Kinostudio
• Babrru
• Uzina Dinamo
• Rruga “4 Dëshmorët”
• Rruga “Bardhyl”
• Rruga “Riza Cerova”
• Rruga “Thanas Ziko”
• Rruga “5 Maj”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›