E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari i katërt, hapen ofertat e kompanive në garë

 

Tri kompani garojnë për marrjen e licencës së katërt celulare. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë AKEP-së ka hapur zarfet e kompanive të interesuara me dokumentacionin e kërkuar dhe çmimin për blerjen e licencës. Në garë janë tri kompani, suedezja “Tele2”, kompania shqiptare “Univers PG” dhe ajo kosovare “PTK”. Kompania “Tele2” nuk ka dhënë ofertë për blerjen e licencës, por është mjaftuar vetëm me dorëzimin e dokumentacionit dhe shprehjen e interesit. Kompania shqiptare “Univers PG” ka ofruar 5 milionë euro, që është edhe shuma minimale që kërkohet nga komisioni për lëshimin për licencën. Ndërsa kompania “PTK” ka ofruar 7.2 milionë euro. Pasi është njohur me ofertat, komisioni është tërhequr për të bërë vlerësimin dhe pritet që së shpejti të shpallë fituesin. Vlerësimi i ofertave do të kryhet në bazë të çmimit të ofertës, kohës së mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike, tarifës së shportës së shërbimeve si dhe në bazë të aftësive dhe eksperiencës që ka kompania. Vlerësimi në këtë tender do të kryhet në bazë të pikëve. Kriteri që ka më shumë pikë është pikërisht tarifa e shportës së shërbimeve, ose e thënë ndryshe tarifat e bisedave telefonike. Pra, kompania që do të ofrojë çmimet më të ulëta do të fitojë plot 45 pikë.

Ofertat

    5 milionë euro kompania “Univers PG”     7.2 milionë euro kompania “PTK”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›