Ish-pronarët kundër propozimeve të mazhorancës
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Problemi i kthimit dhe kompensimit është problem që duhet domosdoshmërisht të zgjidhet paraprakisht me një shpronësim të drejtë, të menjëhershëm dhe mbi të gjitha të jetë një marrëveshje midis subjektit të shpronësuar dhe shtetit që do të bëjë legalizimin, por që subjekti i shpronësuar të ketë të drejtë domosdoshmërisht që ta dërgojë çështjen në gjykatë kur nuk është dakord me këtë kompensim”, - tha Toro
Ndryshimet e bëra nga mazhoranca në ligjin e legalizimeve pas kthimit të tij nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përsëri nuk kanë kënaqur ish-pronarët. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ku po ridiskutohet ky ligj së bashku me vërejtjet e Kreut të Shtetit si dhe me propozimet e reja të mazhorancës, ish-pronarët janë shprehur kundër këtyre propozimeve, duke pohuar se ato përsëri nuk zgjidhin problemin e tyre. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese mori dje në shqyrtim dekretin e Presidentit për ligjin e legalizimeve, duke thirrur edhe shoqatën "Pronësi me drejtësi". Agim Toro, kryetari i kësaj shoqate, u shpreh se amendimet e bëra në ligjin e legalizimeve nuk e zgjidhin krejtësisht problemin e kthimit dhe kompensimit të ish- pronarëve. Ai kërkoi një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem duke deklaruar se ditën e hënë komisionit do t i paraqiten me shkrim propozimet e këtij grupi interesi. Duke u shprehur në tërësi kundër ligjit të legalizimeve dhe amendamenteve PD-PR, Toro dha dy propozime konkrete. Së pari, që më parë të bëhet kompensimi i ish- pronarëve dhe pastaj të jepet leja e legalizimit dhe, së dyti, çdo ish-pronar që nuk është i kënaqur nga kompensimi të ketë të drejtë që t i drejtohet gjykatës. Ndërkohë që edhe dje opozita ka kundërshtuar kompetencat që i jepen ALUIZNI-t.
Kundërshtimet
“Amendimet e bëra në ligjin e legalizimeve nuk e zgjidhin drejt këtë problem, aq më tepër që problemi i kthimit dhe kompensimit është problem që duhet, domosdoshmërisht, të zgjidhet paraprakisht me një shpronësim të drejtë, të menjëhershëm dhe mbi të gjitha të jetë një marrëveshje midis subjektit të shpronësuar dhe shtetit që do të bëjë legalizimin, por që subjekti i shpronësuar të ketë të drejtë, domosdoshmërisht, që ta dërgojë çështjen në gjykatë kur nuk është dakord me këtë kompensim”, - tha Toro. Një tjetër rezervë e shprehur prej kësaj shoqate që mbron interesat e ish- pronarëve, është fakti që në ligj njihen edhe ndërtimet e bëra pas miratimit të ligjit të legalizimeve në vitin 2006. “Nga amendimet e bëra janë zgjeruar hapësirat e legalizimit. Kjo na lë shije të hidhur, sepse do të legalizohen edhe ndërtimet e realizuara edhe pas miratimit të ligjit në vitin 2006. Edhe ato që do të ndërtohen nesër do të vazhdojnë të legalizohen”, - tha Toro. Lidhur me kompetencat e qeverisjes vendore dhe ALUIZNI-t, deputetët e majtë shprehën sërish rezerva. Sipas deputetit Pilo Keri, amendimet e ardhura nga mazhoranca nuk reflektojnë plotësisht kërkesat e shprehura nga presidenti Bamir Topi. Pas diskutimeve, komisioni vendosi që të shtyjë afatin kohor që i jepet pushtetit vendor për të bërë kualifikimin e objekteve pa leje. Nëse fillimisht ishte parashikuar që pushteti ka kohë 30 ditë për të bërë kualifikimin dhe dorëzimin e dokumentit të ALUIZNI-t, tani ky afat shkon 60 ditë pasi ligji hyn në fuqi. Në lidhje me këtë dha konsensus edhe opozita. “Ne i rikthehemi ligjit ekzistues që kompetencën bazë, që është kompetenca e kualifikimit të ndërtimeve pa leje, e mban përsëri pushteti vendor dhe, natyrisht që pushteti vendor nuk mund ta mbajë pa kufi. Kemi vënë një afat, ramë dakord që kjo do të jetë edhe dy muaj të tjerë. Nëse pushteti vendor nuk e zbaton këtë kompetencë, atëherë ALUIZNI do të vazhdojë punën që i takon në bazë të ligjit”, - tha kryetari i këtij komisioni, Ylli Bufi. Ndërsa relatori i mazhorancës, Ardian Kollozi, tha se pavarësisht se ALUIZNI merr kompetenca, të drejtat mbi taksat do të vazhdojë t i ketë pushteti vendor. Ditën e hënë, komisioni pritet që të mbyllë diskutimin e amendimeve dhe po atë ditë amendimet për ligjin e legalizimeve pritet të shkojnë për miratim në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008