Ish-punëtorët e ARMO-s, pa rroga
Të gjithë ata që dëgjuan ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës, të enjten në Kuvend, menduan se problemet e punëtorëve të ARMO-s u zgjidhën. Vetë ministri Genc Ruli deklaroi se duke filluar nga data 22 janar 2009, punëtorët e rafinerisë kanë filluar të paguhen. Duke parë gjithë këtë zhurmë, të bërë kohët e fundit në media të ndryshme dhe në Kuvendin e Shqipërisë, vendosëm të takonim punëtorët, për të cilët ministri Ruli deklaroi se është zbatuar Vendimi i Këshillit të Ministrave.
Por çfarë mësuam? Asnjë punëtor prej 606 të tillësh të rafinerisë, nuk ka përfituar nga VKM-ja nr. 261 dhe nuk po merr rrogën. Ruli deklaroi në Kuvend se kompania që bleu ARMO-n është e detyruar t‘i zbatojë një për një të gjitha pikat e VKM-së. Por nga ana tjetër, vetë ish-punëtorët e ARMO-s dhe Albpetrol-it deklarojnë se nuk kanë marrë as pagën dhe as u janë paguar sigurimet shoqërore pas privatizimit. Idajet Hoxha, ish-punëtor i rafinerisë, kërkon në emër të 606 punonjësve së këtij kombinati zbatimin e vendimit të qeverisë numër 261, i cili bën fjalë për trajtimin e punonjësve të kompanisë ARMO sh.a dhe Albpetrol sh.a. Këta punonjës duhet të merrnin një vit pagë, plus vjetërsinë dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe do të merrnin dhe shpërblimin për vjetërsinë në punë. Ndërsa një ish-punëtor tjetër i kësaj rafinerie, Idajet Gjokaj, tregon se ky ligj zbatohet me dy standarde. Zakie Zykaj, ish-punëtore, tregon se pas privatizimit jo vetëm që nuk kanë marrë as asistencën dhe shpërblimin, por u është ndërprerë edhe rroga. Këta punëtorë nuk kërkojnë gjë tjetër, veçse të zbatohen ligjet dhe vendimet e qeverisë.