Presidenti i ri, Amerika dhe bota
Një President amerikan, i cili angazhohet se do të bashkëpunojë me gjithë botën, nuk do të përbënte një lajm të rëndësishëm nëse nuk do të ishte pasues i tetë vjetëve të Presidencës së Xhorxh Bush (George W. Bush).
Fjalimi i Barak Obamës (Barack Obama) pas betimit si President nuk paraqiti fakte specifike në lidhje me politikën e jashtme të SHBA-së, por angazhimi i tij për të punuar me aleatët dhe kundërshtarët për zgjidhjen e problemeve globale, duke filluar nga armët bërthamore e deri te lufta kundër ndryshimit të kushteve klimatike, ishte një mesazh që shumë njerëz prisnin me padurim ta dëgjonin.
Me pak fjalë, Obama u përpoq të mbyllte kapitullin e hyrjes së trupave ushtarake amerikane në Irak, kapitullin e kampit të Guantanamos dhe përdorimin e torturës, kapitullin e mohimit të ngrohjes globale dhe te përpjekjet me "dorë të rëndë" për promovimin e demokracisë në Lindjen e Mesme. Rikonfirmimi që ai shprehu se "jemi në gjendje të drejtojmë sërish" ishte i zbutur nga angazhimet kundrejt sundimit të ligjit, kundrejt të drejtave të njeriut, kundrejt kufizimeve ushtarake dhe aleancave diplomatike.
Përmbledhur në një fjali të vetme, ai u distancua nga njëanshmëria pompoze e përdorur nga Bushi pa hequr dorë nga përdorimi i forcës. "Vetëm fuqia jonë nuk mund të na garantojë mbrojtjen dhe as nuk jep të drejtën të bëjmë si të duam", tha Obama.
Obama deklaroi objektiva modeste për nxjerrjen e SHBA-së nga dy luftërat që i la Bushi si trashëgimi, kalimi i përgjegjshëm i Irakut në duart e popullit të vet dhe forcimi i një paqeje të arritur me shumë mundim në Afganistan. Asnjë fjalë në lidhje me ndonjë fitore apo me ndonjë "mision të përmbushur". Angazhimi i tij në luftën kundër terrorizmit u finalizua me premtimin për të kërkuar një mënyrë të re për bashkëpunim me botën myslimane, ku imazhi i Uashingtonit u dëmtua rëndë gjatë tetë viteve të drejtimit të Bushit.
Atje ku Bushi e shndërroi "luftën globale kundër terrorizmit" në paradigmën qendrore të strategjisë së tij për sigurinë kombëtare, Obama ka si qëllim një axhendë më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse, pjesë e së cilës do të jenë fusha të përçmuara nga paraardhësi i tij, të tilla si kontrolli mbi armët dhe energjia e gjelbërt.
Atje ku Bushi, deri në fjalimin e tij të fundit, e ndante botën në të mirë dhe të keqe, Presidenti i ri është ofruar të punojë me vendet jodemokratike dhe të ashtuquajturat "shtetet armike". "Të gjithë ata që marrin pushtetin përmes korrupsionit dhe mashtrimit dhe eliminimit të disidentëve, duhet të dinë se janë në pjesën e gabuar të historisë, por ne jemi të gatshëm t‘ju shtrijmë dorën nëse ju jeni të gatshëm të hapni grushtin tuaj dhe të zgjatni dorë drejt nesh", deklaroi ai.
Obama nuk i përmendi aspak trazirat e javëve dhe ditëve të fundit, konfliktin izraelito-palestinez, përdorimin që i bën Rusia resurseve të saj energjetike, apo tensionin mes Indisë dhe Pakistanit. Krismat pushuan në Gaza dhe furnizimet me gaz rinisën pak para se ai të merrte detyrën. Askush nuk dëshironte të ishte problemi i parë ndërkombëtar për një President, i cili deklaroi se "liderët do të gjykohen për atë që ndërtojnë, jo për atë që shkatërrojnë".
Obama nuk përmendi asgjë në lidhje me tregtinë e lirë, ndërkohë që presioni mbrojtës në elektoratin e tij shtohet për shkak të krizës ekonomike globale. Ai nuk deklaroi në fjalimin e tij se SHBA-ja do të realizonte një reformë në qeverisjen globale për t‘u krijuar më tepër hapësirë fuqive në rritje si Kina, India, Brazili apo Afrika e Jugut.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy), përdori vakumin e udhëheqjes së SHBA-së, të krijuar nga periudha "kot më kot" e drejtimit të Bushit për të ushtruar presion për zgjerimin e Grupit të Tetë Fuqive të industrializuara dhe për reformimin e FMN-së, të Bankës Botërore dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Obama deklaroi se globalizimi dhe kërcënimet e reja si përhapje e armëve të shkatërrimit në masë dhe atyre bërthamore dhe ngrohja globale, kërkojnë "bashkëpunim dhe mirëkuptim edhe më të madh mes vendeve dhe kombeve".
Administrata e tij do të duhet ta kthejë këtë filozofi në politikë praktike para Samitit të G20, ku vendet përfaqësuese të 90 për qind të prodhimit të ekonomisë globale, të takohen në Londër në muajin prill. Atij i duhet të arbitrojë mes atyre që debatojnë se zgjidhja e konfliktit izraelito-palestineze dhe atij izraelito-sirian janë elemente kyçe për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe atyre që shprehen se nuk janë arritur kushtet a duhura për paqe dhe se duhet të fokusohej në programin e bërthamor të Iranit.
Atij do t‘i duhet të zgjedhë mes kërkimit të bashkëpunimit të Rusisë për minimizimin e arsenaleve bërthamore dhe luftës kundër përhapjes së armëve bërthamore dhe vazhdimit të linjës ndarëse të Bushit për afrimin e republikave ish-sovjetike të Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO. Gjithashtu ai duhet të vendosë nëse duhet të përpiqet për arritjen e një marrëveshjeje në bisedimet për tregtinë botërore, që mund të mënjanojë mbrojtjen e kërkuar nga fqinjët gjatë krizës ekonomike apo t‘i lehtësojë votuesit e tij në zbatimin e masave "bli mallra amerikane" dhe të ndjekë një linjë më të ashpër ndaj importeve nga prodhuesit e kostos së ulët, të tillë si Kina.