Selia e Shenjtë krijon "YouTube"-in e saj
Papa Benedikti XVI ka vendosur të krijojë një kanal dedikuar Selisë së Shenjtë në sitin popullor të publikimit të videove "YouTube". Sipas Vatikanit, në këtë sit do të publikohen materiale video dhe audio të fjalimeve të tij, ashtu si edhe lajme të ndryshme nga Selia e Shenjtë. Megjithëse shteti papnor ka sitin e tij në internet, aventura e fundit përfaqëson kuturisjen më të madhe të Selisë së Shenjtë në rrjetin e internetit. Bëhet me dije se siti do të jetë në dispozicion të të gjithë publikut.