Kërkoi lekë për një epikrizë, mjekja pezullohet nga detyra
Drejtoria e qendrës spitalore "Nënë Tereza" pezulloi nga detyra mjeken Vigjilenca Demiraj. Ky vendim u mor pas kërkesës së Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Ndërkohë që veprimi i kësaj mjekeje, e cila i kërkoi tre mijë lekë bashkëshortes së një invalidi të kategorisë së parë për t‘i firmosur epikrizën, do të gjykohet nga Komisioni Kombëtar Disiplinor Profesional.
Sipas një njoftimi zyrtar, firmosur nga presidenti i Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekëve për Tiranën, dr. Faik Toska, në emisionin "Fiks Fare", të 21 janarit 2009, "u paraqit një rast i pastër korrupsioni" nga ana e mjekes Vigjilenca Demiraj, e cila i kërkoi para për lëshimin e një firme në epikrizën e një të sëmuri me "ceroza hepatike".
Sipas zotit Toska, masat që Komisioni Kombëtar i Gjykimit Profesional dhe Disiplinor mund të shkojnë deri në heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit për tre vjet, duke mos e lejuar që të punojë si mjeke në asnjë institucion shëndetësor publik apo privat.
Nga ana tjetër, vetë mjekja Vigjilenca Demiraj pranon para kamerës së "Fiks"-it se epikrizën, që është filmuar duke e firmosur kundrejt pagesës, e ka nënshkruar në mënyrë private. "Kjo epikrizë është dhënë në mënyrë private, por nuk ka tarifë fikse nga shteti për këtë", tha ajo.
Por mjekja harron që nuk mund të firmosë në mënyrë private në zyrat e spitalit dhe me vulën e spitalit. Ajo është e punësuar si mjeke specialiste në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Për sa i përket tarifës, mjekja nuk i dha asnjë faturë qytetares që i kërkoi vulën për epikrizën. Duke u përpjekur ta justifikojë veprimin e saj, mjekja Demiraj vazhdon më tej duke deklaruar se e ka mjeku në dorë nëse duhet ta japë ose jo epikrizë për pacientin. "Mjeku, nëse do, e jep epikrizën; nëse nuk do, nuk e jep", thotë ajo, duke harruar përsëri se është e punësuar në shtet dhe në spitalet shtetërore janë të përcaktuara qartë tarifat e shërbimeve ndaj pacientëve. Mjekja Vigjilenca Demiraj deklaron se tarifën në këto raste e cakton vetë mjeku dhe në rastin e denoncuar në emisionin "Fiks Fare", ajo i ka vendosur një tarifë prej dymijë lekësh, sikur të ishte vizitë shtetërore. Pra, pranon se ka kryer një vizitë private në mjediset e spitalit shtetëror, ndërkohë që pacienti ishte shtruar më parë në këtë spital dhe ishte invalid i kategorisë së parë. Tri ditë më parë, në emisionin "Fiks Fare" u denoncua mjekja Vigjilenca Demiraj, e cila për një vulë në epikrizë i kërkoi dy mijë lekë zonjës Dile Islami nga Kurbini. Kjo mjeke do t‘i vinte vetëm një vulë në epikrizën e pacientit, i cili mes shumë sëmundjeve të tjera, vuan edhe nga ‘ceroza hepatike‘. Ky pacient është invalid i kategorisë së parë dhe si i tillë përfiton shumë shërbime falas në spital, ku ka qenë i shtruar disa herë.