E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-sekretari mohon pergjegjesite per Gerdecin

Ish-sekretari i Pergjithshem prane Ministrise se Mbrojtjes eshte thirrur dje qe te deshmoje per here te dyte ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Ka qene ora 11:00, kur Ardian Mullai ka hyre ne Prokurorine e Pergjithshme diten e djeshme dhe me pas eshte ngjitur per ne katin e trete, ku dhe gjendej grupi hetimor. Ky i fundit ishte lajmeruar se duhet te paraqitej ne prokurori per te dhene edhe shpjegimet e tij ne lidhje me kete ngjarje. Per 5 ore me radhe Ardian Mullai ka sqaruar grupin hetimor ne lidhje me fabriken e demontimit ne Gerdec, pozicionin e tij dhe te gjitha dijenite qe ky i fundit ka pasur ne lidhje me kete ngjarje. Grupi hetimor e ka pyetur per pese ore me radhe zyrtarin, qe nuk pranoi asnje pergjegjesi, duke deklaruar se ishte dorehequr dhe se s'mbante pergjegjesi.

Burime nga prokuroria thane se Mullai ka mohuar te gjithe pergjegjesite e tij per ngjarjen, nderkohe qe ka qene i dorehequr qe para ngjarjes. Ish-sekretari i Pergjithshem ka sqaruar se, "kishte qene thjesht nje sekretar dhe nuk ka marre vendime ne lidhje me fabriken e demontimit ne Gerdec". I pyetur nga grupi hetimor per urdhrat qe i jepeshin, Mullai mesohet te kete sqaruar pozicionin se vendimet ishin marre nga te tjere. Nderkohe qe zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere te ditur se ish-zyrtari ka pasur dijeni ne lidhje me kete fabrike, pasi te gjithe letrat e cikluara kane kaluar edhe ne duart e tij. Per te gjitha shkresat dhe urdhrat, Mullai ka pasur dijeni, ashtu sikurse per vendimet e marra, te cilat jane vene ne zbatim me pas. Kjo fal pozicionit qe mbante ne dikaster dhe shikimit qe duhet t'u bente dokumentacioneve. Ish-sekretari eshte pyetur edhe ne lidhje me armet qe kane hyre ne fabriken e Gerdecit, si dhe te dhena te tjera ne lidhje me demontimin e tyre. Ardian Mullai mesohet te jete pergjigjur per here te dyte perpara grupit hetimor, duke mohuar pergjegjesite.

Marrja e djeshme ne pyetje per ish-sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes, ka qene e dyta pas shpjegimeve te dhena rreth dy jave me pare prane Prokurorise se Tiranes, ne lidhje me kete tragjedi. Por, sipas burimeve ky i fundit nuk i ka levizur asnje presje deklamimit te tij te pare, duke mohuar pergjegjesite ne lidhje me tragjedine qe kushtoi 25 te vdekur me 15 mars. Sipas burimeve zyrtare, Mullai eshte pyetur ne lidhje me te gjitha veprimet qe kane kaluar ne duart e tij. Por ai eshte pergjigjur se ka zbatuar thjesht urdhrat e leshuara nga te tjeret dhe se nuk kishte kompetenca per kete ceshtje. Sipas burimeve nga grupi hetimor, po dje jane marre ne pyetje serish banore te fshatit Gerdec, ne lidhje me kete tragjedi, te cilet kane shpjeguar momentet e para te shperthimit, si dhe te gjithe informacionet qe dispononin per fabriken e demontimit. Mesohet se nga grupi hetimor do te merren ne pyetje ditet ne vazhdim persona te tjere, nga banore e punetore, deri ne zyrtare e ushtarake te larte.

Edhe FBI gjate pyetjes se deshmitareve

Gjashte ekspertet e FBI-se, te cilet kane mberritur rreth pese dite me pare ne vendin tone, jane ndare ne dy grupe. Tre nga ekspertet po merren pikerisht me kraterin, nderkohe qe grupi tjeter i FBI-se po asiston ne anen tjeter te hetimeve, kryesisht marrjet ne pyetje dhe shqyrtimin e dokumentacioneve. Mesohet se ata kane asistuar edhe ne marrjen ne pyetje te deshmitareve te ndryshem, kryesisht te ushtarakeve, te cilet kane qene te punesuar ne fabriken e Gerdecit. Ata kane kerkuar te mesojne me teper rreth procesit te demontimit dhe menyrave si kryhej, per te arritur edhe ne shkaqet konkrete te eksplodimit te 15 marsit. Po dje, ambasada amerikane sqaroi ne nje njoftim per shtyp se qellimi i grupit te eksperteve te Agjencise Federale eshte zbardhja e shkakut te shperthimit dhe ardhja ne ndihme per hetuesit shqiptare. Keta eksperte kane marre pjese ne ngjarje te ndryshme, perfshi bombat ne Oklahoma dhe sulmin e 11 shtatorit", thuhet ne njoftimin zyrtar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›