Moisiu: Fajin e ka politika dhe jo Kushtetuta
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, e ka cilësuar fajtore klasën politike për shkak të ndryshimeve kushtetuese në paketë.
"Fajin nuk na e ka Kushtetuta, por klasa politike. Ne po na pengon një tendencë e rrezikshme për të qenë më afër një shteti verbal, sesa një shteti të vërtetë ligjor", u shpreh Moisiu. Ish-kreu i shtetit tregoi se prekja e Kushtetutës është një dobësi e demokracisë. "Vendi ka pasur kriza që vijnë nga disa nene të Kushtetutës, por në të vërtetë këto kriza nuk vijnë nga nenet, por nga njerëzit që i duan nenet ashtu siç u përshtatet momenti i tyre", tha ai. Lidhur me mandatin e prokurorit, Moisiu veçoi se kjo çështje është e arsyeshme. "Nuk mund të bëjmë propozime në këmbë, çështja e mandatit duhet studiuar, të gjithë institucionet kushtetuese kanë mandat, kështu që edhe prokurori duhet të ketë mandat", tha ai. Bashkëpunimin e dy forcave të mëdha politike, ish-presidenti e cilësoi të frytshëm, por ka kundërshtuar vendimin e tyre për të ndërhyrë në Kushtetutë në paketë dhe për t‘i bërë këto ndryshime me kaq shpejtësi. "Ka disa gjëra që duhet të preken në Kushtetutë dhe i bie që Kushtetuta komplet të rigjenerohet. Ka amendime kushtetuese në të gjithë botën, por jo në këtë masë dhe me këtë shpejtësi. Është momenti më i papërshtatshëm dhe janë të dëmshme ndërhyrje të tilla kaq të thella në Kushtetutën tonë", tha ai. Ish-presidenti Alfred Moisiu tha dje në konferencën "Alternativa demokristiane në Shqipëri", se "është koha që klasa politike, partitë më të mëdha politike në Kuvend, të bashkëpunojnë dhe prodhojnë produkte të përbashkëta konsensuale dhe afatgjata, që zgjidhin problemet e vjetra dhe nuk na krijojnë probleme të reja". Duke u ndalur te marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, ish-presidenti Moisiu theksoi se "kjo është një arritje me vlera vërtet të jashtëzakonshme, por që kërkon të trajtohet si e tillë dhe në ditët që vijnë pas marrjes së kësaj ftese, pra në jetën e përditshme politike dhe institucionale". Sipas Moisiut, Shqipëria ka përpara një sërë sfidash të rëndësishme, ku ka përmendur mes tyre reformën zgjedhore, reformën integrale për sistemin e drejtësisë, reformat ekonomike dhe sfidat ndaj korrupsionit.