Topi: Kujdes me Kushtetuten, larg emocionet

Presidenti Topi ne nje interviste per "VOA" tha se marrja e fteses per anetaresim ne NATO, pervecse i ben nje vleresim vendit per permbushjen e reformave te nevojshme ne fushen e drejtesise dhe ate elektorale, i ve perpara nje pergjegjesie me te madhe institucionet dhe klasen politike te Shqiperise per vazhdimin e reformave. Ne te njejten kohe ai eshte shprehur edhe ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute, duke kerkuar te tregohet kujdes, pasi eshte akti themeltar i shtetit.
Cilat jane disa nga sfidat me te cilat perballet Shqiperia per permbushjen e ketyre reformave pas Samitit te NATO-s?
Pranimi, apo marrja e fteses per anetaresim ne NATO ka qene nje ngjarje, e cila ne keto momente nuk ka nevoje per koment. Te gjithe kane vleresuar shume kete moment qe ndau Shqiperine ne menyre definitive nga e kaluara dhe e futi ne nje projeksion definitiv per te ardhmen. Ne kemi rastin ketu te themi se marrja e fteses presupozon nje rritje te pergjegjesive, te angazhimeve, qofshin keto ne rrafshin politik, por besoj edhe per te gjitha reformat qe kane te bejne me zhvillimin e ekonomise dhe institucioneve te vendit. Kemi pasur rastin qe te plotesojme disa detyra te rendesishme ne prag te marrjes se fteses, sikurse ka qene bashkepunimi pozite-opozite. E rendesishme eshte qe vullneti te ekzistoje, nje vullnet pozitiv stabel. Me sa une shikoj, pavaresisht nga debati politik i dites, te gjithe jane te orientuar te zbatojne pikerisht ate qe kane deklaruar publikisht qe ne do te punojme intensivisht qe te behemi anetar me te drejta te plota te NATO-s brenda nje kohe te shkurter duke thene shembuj direkt konkrete ne zbatim te detyrave.
Dje, Grupi parlamentar i Partise Demokratike doli me disa propozime per t'i bere ndryshime Kushtetutes, midis tyre edhe figures se Presidentit. Cili eshte komenti juaj per kete?
Une ne rast se do te ruaj pozicionin ku jam sot, ku po intervistohem ne postin e Presidentit, sot une jam President i Republikes dhe eshte ne parimet e mia, por edhe ne detyrimet e ketij pozicioni qe te mos interferoje ne ceshtje te debatit politik. Ne rast se do te shkeputesha nga ky pozicion, qofte ne nje pozicion politik, qofte ne nje pozicion civil te paangazhuar, sigurisht do te kisha per te thene shume per kete situate. Ajo qe une mund te deklaroje sot eshte qe duke qene garant i ligjeve, i Kushtetutes, per te cilen jam votuar, mund te them qe ne parim, kur behen levizjet ne Kushtetute, i cili eshte dokumenti themeltar i shtetit, forcat politike, politikanet, cilet do qofshin ata, pavaresisht nga perkatesia dhe eksperienca e tyre, duhet te jene shume te kujdesshem, sepse te prekesh themelet e shtetit pa pasur nje mendim te qarte dhe per te nderhyre ne menyre shume frekuente, atehere do te thote te mos japesh asnje lloj garancie per muret e nderteses. Pra, ideja eshte kjo qe, debati politik ka nevoje te behet pa emocione, pa mendime te castit dhe shpesh mendimet e castit vijne edhe nga emocione te forta politike ku ne kem pasur rastin t'i shohin me eksperiencen tone politike, por behet e bazuar, behet ne bazen e nje konsultimi. Kjo e ndan politikanin me nje njeri te paangazhuar, kjo e ndan politikanin me nje profesionist te nje fushe te caktuar, kjo e ndan burrin apo gruan e shtetit me nje njeri te zakonshem, sepse ka nevoje qe gjerat pasi te konsultohen te hidhet nje drite perspektive ne vite me tej. Dikur thoshim qe quhesh intelektual nese parashikon se si do te jete e ardhmja deri ne 20 vitet e ardhshem. Te jesh burre shteti, te jesh politikan duhet te parashikosh disi me shume. Ne kemi pasur raste, dhe keto nuk jane nocione teorike, ne historine e njerezimit, te politikes te njerezve qe kane drejtuar shtetin, edhe ne eksperiencat shqiptare dhe dime qe jane dhene mendime te mjaft te konsoliduara, te pjekura per perspektiven dhe besoj qe politika meqenese jemi pikerisht ne kete ceshtje, kur Kushtetuta eshte e nevojshme te preket, duhet te preket mbasi te jete konsultuar mire. Perndryshe, pastaj ne mund te bejme veprime, te cilat nuk i sherbejne nje stabiliteti apo nje ecurie afatgjate, konform asaj qe ne kerkojme qe te jemi ne sinkron me te gjitha standardet euroatlantike.
Nje pyetje lidhur me ceshtjen e pronave. Ne te kaluaren, Shqiperia ka nje histori te dhimbshme te qendrimit ndaj prones dhe ndaj pronareve. Por, edhe kohet e fundit ndaj pronareve te rinj. A po merren masat e nevojshme per respektimin e prones e cila eshte sanksionuar me Kushtetuten e Shqiperise.
Une jo vetem ne pozicionin e Presidentit te Republikes, por edhe si politikan, edhe si profesionist dhe njeri i thjeshte ne jeten civile kam konstatuar qe mbas kthimit te sistemit cka presupozonte qe prona kalonte nga pronari shtet ne nje strukture private, kam konstatuar qe jane bere shume ligje, shume akte nenligjore dhe per t'i bere nje vleresim te drejtperdrejte, aktual te situates se pronave mund te them qe ka mjaft difekte, ka mjaft defekte, ka nje lloj kaosi, kaos qe nuk krijohet nga qytetaret por nga institucionet, krijohet nga politika. Mund te them qe do te jem shume i angazhuar ne ditet qe vijne per ta rikapur edhe njehere kete teme. Nuk e rikap kete teme, sepse kam une thjesht deshiren personale, por jam ne nje komunikim intensiv te vazhdueshem me te gjithe qytetaret, vijne letra pa fund, ankohen per institucionet, ankohen per deformime te struktures se prones per mbivendosje. Dhe me thoni, ne rast se ka kaq probleme ne nje vend kaq te vogel kur problemet dihen, pergjegjesia e kujt eshte? Duhet te dali pergjegjesia e drejtperdrejte, tek e fundit, njerezit votohen per t'iu sherbyer njerezve, popullit dhe cdo kater vjet ka nje bilanc te qarte. Ne rast se behen detyrat rikonfirmohesh, ne rast se nuk behen detyrat pastaj eshte pergjegjesia e klases politike, e cila ka marre pergjegjesine per ta administruar fatin e tyre. Me thoni nje model, nje vend kapitalist qe ka zhvilluar ekonomine me baze pa pasur ate qe eshte pika e referimit qe eshte prona. Kjo do te kthente jo vetem, do te orientonte ekonomine ne drejtimin e duhur, por do te stabilizonte ne menyre definitive konfliktet sociale dhe do te stabilizonte perfundimisht edhe situaten psikologjike te atyre qe kerkojne te kompensohem per pronen.
Presidenti: Kosova e pavarur, stabilitet ne rajon
"Ka qene nje gezim i pa pershkruar momenti kur Kosova u shpall si shtet i pavarur. Une i kam kujtimet e fresketa, sepse shume pak para se te shpallej pavaresia e Kosoves kam qene atje ne nje vizite zyrtare". Me kete deklarate e ka percjelle edhe nje here Presidenti Topi shpalljen e pavaresise se Kosoves. Ai eshte shprehur se marredheniet mes Shqiperise dhe Kosoves do te jene marredhenie mes dy shteteve fqinj, te dy shteteve miq, te dy shteteve vellezer ne nje rajon i cili po largohet ne menyre perfundimtare nga konfliktet e se kaluares. Per te, pavaresia shton stabilitetin e rajonit.
"Gerdeci, pergjegjesite jane edhe institucionale"
Presidenti Topi nuk ka kaluar pa komentuar as tragjedine e Gerdecit dhe pergjegjesit per kete tragjedi. "Rasti i Gerdecit eshte nje rast tragjik, dhe pa diskutim duhet te nxjerrim pergjegjesite. Pergjegjesi qe vijne me autoret e drejtperdrejt, ato qe vijne me pergjegjesite institucionale, me domosdoshmerine e bashkepunimit te institucioneve, te reformimit te sjelljes ne standard te gjitha gjerat. Eshte nje rast qe nuk mund te anashkalohet", ka qene deklarata e djeshme e Topit ne intervisten e dhene per VOA. "Une besoj qe te flasesh sot ne fazen ku ndodhet hetimi ndoshta do te benim ndonje gabim sic u shpreha pak me pare. Gjithmone kemi stimuluar dhe vazhdojme te stimulojme punen e prokurorise, e cila nga ana e vet ka ne profesionin dhe ne artin e hetimit, ka disa gjera qe jane te pashmangshme. Pra, eshte hetimi dhe bashkepunimi fatmiresisht edhe me eksperte nderkombetar qe kane ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe besoj qe po krijohet e gjithe baza e te dhenave qe do te beje te mundur qe hetimi te jete shume profesional", ka nenvizuar ai. Ai beson se prokuroria mbi baze te atij motivacioni dhe asaj cka kerkohet do te beje nje hetim te pavarur. "Ajo qe ne kemi thene dhe vazhdojme te themi qe ky hetim vertet te jete i pavarur, te jete pa asnje lloj paragjykimi dhe t'u shkoje gjerave deri ne fund per te demonstruar me se fundmi qe Shqiperia kerkon te behet shtet i se drejtes, shtet i te gjithe qytetareve", ka qene deklarata e Topit. Per te cilin rasti i Gerdecit duhet te zbardhet plotesisht.