E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: President nga populli

Deputetet demokrate te Komisionit parlamentar te Ligjeve, zhvilluan diten e djeshme nje takim me Kryeministrin Berisha ne lidhje me propozimet per ndryshimet ne Kushtetute dhe per ato ne Kodin Zgjedhor. Gjate ketij takimi ne Kryeministri, kreu i Komisionit te Ligjeve, Fatos Beja, deputetet Aldo Bumci dhe Dashnor Sulaj kerkuan nga Berisha "korrektimin" e paketes se ndryshimeve kushtetuese, te paraqitura dy-tre dite me para nga deputetja Trashani, ne emer te PD. Ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute, ne takimin e djeshem u vendos qe te mos paraqitej ndryshimi i nenit 93, ku theksohet se Kryeministri ka te drejten te firmose dekretet e Presidentit per t'i bere ato te ligjshme. Nga ana tjeter, u la e hapur per diskutim edhe neni i Kushtetutes qe pritet te amendohet ne lidhje me procedurat per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Te pranishmit ne takim u shprehen pro draftit te ndryshimeve te paraqitur nga Partia Socialiste ne lidhje me reformen zgjedhore dhe nuk shprehen asnje kundershtim ne lidhje me elementet e percaktuara ne projekt.

I pranishem ne takim, deputeti i PD-se, Dashnor Sulaj, theksoi se diskutimi ne lidhje me ndryshimin e Kushtetutes, ku percaktohet zgjedhja e Presidentit u la i hapur per diskutim. Ne nje prononcim per "Koha Jone", deputeti Sulaj theksoi se Kryeministri Berisha ishte i hapur edhe per zgjedhjen e President sipas amendimit te paraqitur nga demokratet, po ashtu ishte i hapur edhe per zgjedhjen e Presidentit nga populli nepermjet referendumit. Ne diskutimin e tij me deputetet e PD-se, Berisha mesohet se ka deklaruar se ne lidhje me menyren e zgjedhjes se Presidentit, PD duhet te konsultohej edhe me opoziten. Ai ka qene i hapur per te dyja variantet e zgjedhjes dhe ka theksuar se e rendesishme ishte qe te mos krijoheshin kriza gjate procesit te zgjedhjes se Presidentit se Republikes. Ne draftin e demokrateve, qe pritet te diskutohet ne komisione, percaktohet se, nese ne 4 raundet e para Kuvendi nuk arrin te zgjedhe me 3/5-tat e votave Presidentin, atehere ne raundin e peste Presidenti zgjidhet me votat e gjysmes se deputeteve ne salle, pra me shumicen e thjeshte. Por, me pare, Berisha dhe perfaqesues te tjere te mazhorances kane qene te hapur edhe per idene e zgjedhjes se Presidentit nga populli, nepermjet referendumit.

Kryeministri Berisha ka pranuar sugjerimin e deputeteve te partise se tij per te mos kufizuar kompetencat e Presidentit per sa i perket ceshtjes se dekreteve. Ai ka deklaruar se nuk ishte e udhes qe te amendoheshin kompetencat e Presidentit. Nderkohe qe, pavaresisht se ka pranuar se kishte shume modele evropiane, ne Shqiperi ishte e udhes qe te ishte kompetence e Presidentit e drejta e dekretit perfundimtar. Ne kete kendveshtrim, neni 93, i propozuar per ndryshim ne Kushtetute nga ana e deputeteve demokrate ne draftin e paraqitur ne Komision, ku kerkohej qe cdo dekret i Presidentit te kishte kunderfirmen e Kryeministrit, por dhe te ministrave perkates, eshte hedhur poshte dje nga vete kreu i mazhorances, ne takimin me deputetet. Ne takim eshte theksuar se ndryshimet e nevojshme te ketyre amendimeve do te behen ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, ku ato do te kalojne edhe per miratim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›