E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Presidenti, s'preken kompetencat

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje interviste per "Alsat" dhene gazetares Valbona Kurti, eshte shprehur se sistemi zgjedhor duhet te ndryshoje, pasi eshte e tepert qe 3.5 milione shqiptare te kene 15 parti. Nderkohe ajo eshte shprehur edhe ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute per kompetencat e Presidentit, duke nenvizuar se duhen thjeshtesuar procedurat per zgjedhjen e tij. Nderkohe qe ka vleresuar ndryshimin per misionin e Kryeministrit, duke u shprehur njeheresh dhe per mosndryshimet ne qeveri.

Jane depozituar disa propozime per ndryshime kushtetuese ne Kuvend qe kane ngjallur debat. Cili eshte mendimi juaj per to?

Nje gje duhet te kemi te qarte. Reformat e medha dhe ky vend ka nevoje per reforma te medha qe ju quani "detyra te shtepise", gjithmone ngjallin debate. Ndodh shpesh here te keqkuptohen, ndonjehere bien ndesh me interesat e x-sit apo ipsilonit. Ndaj reformat e medha, e perseris shpesh, behen vetem nga lidershipe te fuqishme, lidershipe te forte qe kane kurajen per te kapercyer veshtiresite, sepse reformat kerkojne te ndryshoje teresisht dicka qe duhet pare ne nje vizion krejt tjeter per te ardhmen. Eshte e vertete qe ne Parlament jane depozituar disa propozime per ndryshime kushtetuese. Njera prej te cilave kerkon ndryshim ne sistemin zgjedhor, duke e projektuar ne sistemin proporcional rajonal.

Ka edhe disa propozime te tjera per te cliruar institucionet tona nga hyrja ne kriza ciklike, qe vijne si rezultat i problemeve qe ka Kushtetuta, qe kane te bejne edhe me ate qe folem bashke, me rrezikun e krijimit te momenteve te veshtira ne procesin e zgjedhjes se Presidentit, por edhe me permiresimin e disa kapitujve te vecante, qe lidhen me institucionin e Prokurorit, mocionin ndaj Kryeministrit, apo me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Pse proporcional rajonal, pse nje zgjidhje e tille?

Besoj se 3,5 milione qytetare shqiptare nuk ia kane borxh politikes per te pasur 15 parti ne Kuvend. Ne parlamente te vendeve me 40, 50 milione, apo me shume banore, ka me pak parti. Jo vetem per shifrat e pajustifikueshme, por edhe per shkak te nje anormaliteti qe ka ndodhur gjate kesaj periudhe, duke mos respektuar ndarjet baze qe behen mes mazhorances dhe opozites, ndarje qe vjen si rezultat i asaj qe qytetaret kane zgjedhur per t'i perfaqesuar ne Parlament, per te krijuar nje qeverisje stabel. Qe qeveria te mos behet pre e presioneve te grupeve te parave, te grupeve te presionit brenda dhe jashte Parlamentit. Kur shqiptaret te besojne nje mandat, kete mandat 4-vjecar te kesh te drejte ta ushtrosh deri ne momentin e fundit, pa pasur friken e partive qe, per interesa qe s'kane asnje lidhje me principet, vizionin dhe interesat e qytetareve, mund te te fusin ne spirale krizash qe demtojne vendin.

Pse ndryshojne kompetencat e Presidentit dhe cfare permbajne ato? Jane diskutuar ne Komisionin e Ligjeve, por nga partite e vogla te majta jane cilesuar si "Konferenca e Mukjes".

Nuk e kam degjuar kete. Duket se e kane ende shume familjare Konferencen e Mukjes. Nuk ka asnje ndryshim kompetencash te Presidentit, ka vetem nje thjeshtesim te procedurave te zgjedhjes se Presidentit. Sipas propozimit te bere, nuk eshte e domosdoshme qe te shkohet deri ne raundin e peste me 3 te pestat e votave, por te behet ashtu sic ndodh edhe ne parlamente evropiane, si ne Itali, Greqi e ne vende te tjera, qe nese ne kater raundet e para njeri prej kandidateve nuk arrin te marre votat e duhura, ne raundin e peste te arrihet zgjedhja me nje shumice te thjeshte te votave dhe keshtu vendi nuk rrezikon te kaloje ne krize, qe do te thote stopim reformash, regres dhe probleme te tjera, qe natyrisht ndikojne kryesisht tek ekonomia e vendit dhe te jeta dhe mireqenia e qytetarit.

Po per mocionin ndaj Kryeministrit?

Besoj se eshte nje propozim shume i mire. Ne duhet te ecim ne parim sic ndodh ne Spanje, Greqi, ne vendet me demokraci funksionuese qe nuk i kane krijuar vetes gjate viteve kriza institucionale, kriza qe kemi pare te shfaqen ne menyra te ndryshme ne Itali. Ne qofte se shqiptaret ia besojne nje lideri te caktuar mandatin, eshte ai qe e con vendin deri ne zgjedhjet e ardhshme, ne menyre qe te evitojme idene se duke i bere presion do ta spostojme nga programi i tij, apo do ta shtyjme te beje levizje te cilat nuk i ka pasur pjese te platformes se tij gjate fushates elektorale. Pra, kjo e ndihmon ate qe do te zgjidhet kryeminister qe t'i qendroje me besnikerine me te madhe programit, per te cilin eshte votuar. Ne rast te kundert, ne zgjedhjet e ardhshme do te perballet me votuesit. Eshte morale, eshte parimore, eshte e adaptuar edhe ne vende te tjera evropiane.

Keni droje nga aleatet qe po e shtojne presionin dita-dites?

Une besoj se ata qe ndermarrin reforma nuk kane pse te kene droje nga askush. Mendoj se eshte momenti per te guxuar dhe marrja e fteses per NATO eshte nje detyrim per te guxuar.

Kthehemi pak ne kampin tuaj, ne Partine Demokratike, te qeverisja e saj, mendoni se ka nevoje per ndryshime ne qeveri?

Besoj se kjo eshte qeveria qe ka sjelle sukseset me te medha, ka bere nenshkrimin e MSA-se, po ben ratifikimin e MSA-se ne nje ritem unik, ka nenshkruar marreveshjen e lehtesimit te vizave, ka nisur negociatat per liberalizimin e vizave, eshte qeveria qe solli ftesen per ne NATO. Une besoj se nuk ka nje periudhe tjeter ne 17 vite, pervec periudhes '92-'95 kur qeveria shqiptare te kete pasur nje mbeshtetje kaq te madhe nderkombetare sa c'ka qeveria aktuale.

"Anetaresimi ne NATO, brenda dy viteve"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi dje se Shqiperia mund te behej anetare me te drejta te plota ne NATO afersisht pas nje periudhe dyvjecare. Sipas Topallit, kete e tregonte fakti qe vendet e tjera qe kishin marr ftesen perpara Shqiperise iu ishte dashur nje periudhe prej 2-3 vjet ne menyre qe nga ana e vendeve anetare te NATO-s te ratifikohej kjo marreveshje. "Une e di qe vendet e tjera, procesin e ratifikimit e kane bere per nje periudhe dy ose trevjecare. Dhe ky perfundim, brenda kesaj periudhe, do te ishte dicka shume e mire", deklaroi Topalli, duke shtuar se se shpejti do te niste lobingu edhe nga ana e parlamentit shqiptar per te bere qe kjo marreveshje me NATO-n te ratifikohej sa me shpejt nga 26 vendet anetare. Por, nga ana tjeter, Topalli citoi zedhenesin e NATO-s, sipas te cilit Shqiperia mund te behej anetare me te drejta te plota edhe qe ne vitin e ardhshem, i cili perkon me 60-vjetorin e krijimit te Aleances se Atlantikut.

"Mandati i Kryeprokurorit, 4 vjet"

Kryeparlamentarja Topalli u shpreh kunder nje mandati 5-vjecar per Kryeprokurorin e vendit. Ne nje interviste, ajo theksoi se Prokuroria e Pergjithshme ishte nje institucion i rendesishem dhe per pasoje ky mandat duhet te ishte edhe me i shkurter.

"Realisht, personalisht nuk jam per 5 vjet. Jam per nje mandat me te shkurter. Ne rast se gjate kesaj periudhe ke treguar se je eficient, i pa ndikuar, i pavarur dhe ke nje produkt te punes tende mund ta perserisesh kete mandat", deklaroi Topalli. Ky percaktim per mandatin e Kryeprokurorit eshte parashikuar ne amendimet qe deputete te Partise Demokratike kane bere per Kushtetuten. Prej kohesh, forcat politike ne vend kane qene te mendimit se mandati i Prokurorit te Pergjithshem duhet te jete i kufizuar dhe jo pa limit sic eshte aktualisht. Sanksionimi i periudhes se sa do te zgjas ky mandat pritet te hap diskutime mes perfaqesuesve te forcave politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›