Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, 1 i vdekur
FUSHë KRUJë- Aksident me vdekje në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Një furgon tip benz me targë Durrës 318 A ka përplasur një kalimtar të rastit duke e lënë të vdekur. Viktima është i seksit mashkull, por ende nuk nuk dihet emri i tij, pasi policia nuk i ka gjetur asnjë mjet identifikimi. Ndërkaq efektivet e uniformave blu kanë bërë shoqërimin në polici të drejtuesit të automjetit, shtetasit Sali Lamaj. Shoqërimi i tij është bërë për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ndërkaq mendohet që viktima të jetë ndonjë endacak.(m.a/News24/BalkanWeb)