Ish të burgosurit, 9 ditë grevë, takimi me Nishanin pa rezultat
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Gjashtë ish të burgosurit politikë hyjnë sot në ditën e 9-të të grevës së urisë. Ata kërkojnë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin financiar të të përndjekurve politikë, vlerësimin e letrave me vlerë dhe kompensim të pasurive të konfiskuara të tyre. Greva po zhvillohet në qiell të hapur para Institutit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ku ata mbrohen vetëm nga një çadër e përbashkët prej shiut dhe të ftohtit. ” Një qytetar e bëri zemrën gur dhe na solli një çadër duke qenë se këto ditë kanë nisur edhe shirat. Por ne kemi kaluar 8 netë në të ftohtë dhe në shi pa ngrënë e duke pirë vetëm ujë. Jemi të vendsour se do të vashdojmë grevën deri në plotësimin e kërkesave tona duke sakrifikuar në këtë mënyrë shëndetin tonë. Kërksat tona janë më se të ligjshme dhe askush nuk po kujtohet për gjendjen tonë të mjerueshme. Ne nuk jemi ish të burgosur por të burgosur edhe sot pas 18 vitesh nga koha e diktaturës pasi kërkesat tona nuk po gjejnë zbatim,” u shprehën dje për gazetën ‘Ballkan’ ish të burgosurit grevistë.
Takimi me Nishanin
Ata kanë ardhur nga Shkodra, Vlora, Mallakastra apo Korça duke protestuar në pritje të një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesat e tyre të argumentuara ligjërisht. Pasditen e së hënës, përfaqësuesi i tyre Xhaferr Agaraj u prit në një takim nga Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, por duket se as bisedimet me vetë ministrin nuk kanë pasur rezultat pozitiv. “ Ministri Nishani është takuar me përfaëqsuein tonë por nuk i ka dhënë asnjë përgjigje konkrete për zgjidhijen e kërkesave tona duke thënë se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Por edhe ne kemi 9 ditë në grevë dhe gjendja jonë shëndesore po përkeqësohet dita ditës. Ministri duhet të marrë parasysh se këtu ka dhe invalidë pa njërin krah të cilët po sakrifikojnë jetën e tyre. Dje na ka ardhur të na vizitojë një mjek pasi kishim luhatje tensoni por cdo ditë shëndeti ynë do po përkeqësohet,” thotë Petrit Shkuza nga Shkodra.
Kërkesat e të burgosurve politikë:
1. Për 18 vjet me radhë të përndjekurit politikë nuk po rehabilitohen dhe nuk po dëmshpërblehen, duke konstatuar në këtë mënyrë shkeleje mbi dinjitetin dhe të drejtat që mbrohen nga Konventat Evropiane e të Drejtave të Njeirut dhe Kushtetuta jonë.
2. Me ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991, na jepet pafajësia dhe të drejtat që rrejdhin prej saj (Konventa e të Drejtave të Njeriut , protokolli 7, neni 3).
3. Me ligjin nr.7748, datë 29.07.1993, na jepet e drejta e statusit politik që siguron dëmshpërblimin dhe rehabilitimin e të përndjekurve politikë. Mbas kësaj periudhe konstatohet se u zbeh vullneti politik dhe këto ligje mbetën pa u zbatuar).
4. Me ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste, ruhet parimi Leninist i së drejtës; “ E drejta është dëshirë e klasës në fuqi”. Në zbatim të nenit 44 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Konventave Evropiane, mjafton vërtetimi i pafajësisë për të marrë dëmshpërblimin ligjor në mënyrë të menjëhershme.
5. Sot ne na kërkohen pafundësi dokumentesh që merren në arkivat e shtetit për ti dorëzuar përsëri në shtet. Ky është diskriminim me ligj duke nëpërkmëbur dinjitetin tonë.
6. Në bazë të nenit 57 të Kodit Penal, një ditë hetuesi është e barabartë me 1.5 ditë burgim. Ky fakt nuk gjen zabtim në këtë ligj.
7. Diskriminimi vazhdon. Ditët e fituara me punë mbi detyrim, të njohura si ditë vuajtje dënimi nga diktatura, zbriten në mënyrë të paligjshme.
8. Formula matematikore (shtojca në ligjin 9831) ku dënimi ka bashkim nenesh, i paarsyetuar dhe paprecedent diskriminon të dënuarit politik. Ligji në fjalë nuk lë hapësirë rigjykimi kur dihet se gjykimet në diktaturë janë bërë politike dhe pa mbrojtje (avokat), në kundërshtim me të gjitha Konevntat Ndërkombëtare për të Dreajtat e Njeriut.
9. Dëmshpërblimi i shpërndarë në 8 vjet nuk njeh interesin bankar në kundërshtim me nenet 50 dhe 54 të Kodit Civil.
10. Letrat me vlerë na zbriten në vlerë 100 %, me vlerën nominale kur dihet në treg vlera e tyre minimale dhe dikriminuese. Në ligj flitet vetëm për zbritjen e vlerave monetare dhe jo të letrave me vlerë. Në llogaritjen përfundimtare zbriten dhe vlera monetare e shtëpive të dhëna falas.
11. Në zbatim të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 nuk është zbatuar neni 32 që detyron Këshillin e Ministrave që brenda 15 mujave të saktësojë faturën financiare të dëmshpërblimit dhe skemën përfundimtare 8-vjeçare të shpërndarjes së fondeve.
12. Ne konstatojmë se pasuria komëbtare është privatizuar nga ish-nomenklatura e lartë komunsite në mënyrë korruptive.
13. Në postet shtetërore punojnë njerëz që bien ndesh me ligjin mbi pastërtinë e figurvae (rekomandim nga Raporti i Komitetit Evropian, faqe 8, viti 2009). Të largohen të gjithë presekutorët tanë që punojnë në gjykata, prokurorë, noterë etj. Të kërkojmë dekomunizmin e jetës shoqërore dhe historisë duke u kthyer në vlera reale kombëtare.
14. T’ju kthehehn ose kompensohen të gjithë pasuritë e konfiksuara të të përndjekurve politikë në bazë të ligjit 7514, datë 30.09.1991 (vazhdon diskriminimi).
15. Të zbatohet Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut në mënyrë rigoroze dhe pa diskrimnimim
16. Ne, me këtë veprim sensibilizojmë të gjithë popullin shqiptar, mediat, ambasadat, etj për shklejet e të drejtave tona të njohura me ligj dhe nga Konevntat Evropiane. Kërkojmë fitimin e këtyre të drejtave dhe solidarizimin në mbështetje me veprimin tonë sakrifikues.
“Jetojnë vetëm 800 të burgosur”
“Në total janë 22 mijë dosje nga të gjitha kategoritë e të përndjekurve politikë. Por ne kemi mbetur vetëm 800 të burgosur pasi për shkak të moshës dhe shëndetit një pëjsë e madhe e jona nuk jetojmë më ose s’do të jetojnë gjatë për të gëzuar dëmshpërblimin e viteve të vuajtjeve të tyre. Liria s’do të thotë mungesë e prangave, por plotësim i të gjitha të drejtave që i takon çdo qytetari në një shtet demokratik,” thotë Fatmir Lamaj, një prej grevistëve i cili vjen nga Vlora.
‘Shoqatat nuk na kanë ndihmuar’
“Jam dënuar që 18 vjeç me burgim për tenatativë arratisje, edhe pse fatmirësisht bëra vetëm 3 vite dënim. Ne nuk kemi gjetur as mbështetjen nga shoqatat që gjoja janë krijuar për të mbrojtur të drejat e të përndjekurve politikë, jemi të zhgënjyer prej tyre. Ne nuk jemi këtu në grevë për të rrëzuar shtetin, ne duam të drejtat tona për vuajtjet që kemi kaluar në burg, ne duam as më shumë e as më pak zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin që na takon dhe jo zvarritje të herpashershme të të drejtave që na takojnë me ligj,” thotë Petrit Shkuza.
“Duam mbështetjen e studentëve shqiptarë”
Deklarata
“Na bëri përshtypje vizita e disa studentëve kosovarë dhe maqedonas të cilët kishin dëgjuar në media për grevën tonë dhe erdhën të na takonin”
Gjatë ditëve të grevës gjashtë ish të burgosurit politikë janë vizituar nga qytetarë të shumtë por edhe nga një grup studentësh nga Kosova dhe Maqedonia të cilët i kanë mbështetur. Nisur nga ky takim që për ta ishte mbreslënës ata kërkojnë edhe mbështetjen e kauzës së tyre edhe nga studentët tanë në Shqipëri. “Jemi të irrituar me studentët tanë të cilë janë e ardhmja e vendit dhe nuk po përkrahin kauza të tilla siç është ajo e të përndjekurve politikë. Na bëri përshtypje vizita e disa studentëve kosovarë dhe maqedonas të cilët kishin dëgjuar në media për grevën tonë dhe erdhën të na takonin dhe të bisedonbin dy fjalë duke na mbështetur të paktën moralisht. Po studnetët tanë përse nuk ngrihen, edhe ata kanë të afërm që janë të përfshirë në kauzën tonë, nesër ata do të drejtojnë këtë vend dhe duhet të shohin të vërtetën me sy,” janë shprehur të irrituar 6 të burgosurit politikë.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009