E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë e këqija, bankat lehtësojnë klientët

Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë vendosur t’i japin frymëmarrje tregut të kredisë, duke ndjekur politika të brendshme lehtësuese. Kështu, një nga strategjitë e ndjekura kohët e fundit nga bankat tregtare lehtëson klientët që kanë vështirësi në pagesën e kësteve të kredive. Pas një rivlerësimi që po u bëhet kredive të dhëna bankat do t’i lejojnë këta klientë që për një vit të mos paguajnë interesa për këstet, në mënyrë që t’i jepet kohë që të ardhurat e tyre të fitojnë stabilitetin. Ndërkohë, të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se bankat po përballen me rritje të kredive me probleme. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, pesha e kredive jo të rregullta nga 10.2 % në gusht të vitit 2008 u rritën në 16.7 për qind deri në gusht të këtij viti, kundrejt totalit të kredisë. Bankat i ndajnë kreditë me probleme në katër grupe, sipas rrezikut që ato kanë për të mos u kthyer më. Në fund të gushtit kreditë e këqija ku përfshihen, huatë e humbura përfundimisht, ato të dyshimta dhe huatë nënstandarde ishin 9.5 për qind e totalit.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›