Berisha: Qendra e Tiranës e shpronësuar që në kohën e Zogut
Autori i Lajmit: Suela Topi
Konflikti mes bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike është kthyer në një problem shqetësues dhe për Kryeministrin, Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë ai pohoi se kjo zonë është tokë shtetërore. Sipas kreut të Ekzekutivit ky truall është shpronësuar që në vitin 1932 nga Lartmadhëria e tij, Mbreti Zogu i I. Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi që të bëjë të njohur për median të gjitha të dhënat dhe faktet lidhur me truallin në qendër të Tiranës ndërsa pohoi se falsifikatorët duhet të marrin përgjigjen e duhur. Berisha shtoi se çdo metër truall në këtë zonë do të shitet me 2000 euro m2 dhe të ardhurat do të derdhen në fondin financiar për kompensimin e ish-pronarëve.
Deklarata
“Regjistrimi i çdo trualli do ti japë fund abuzimeve me dokumentacionet, të cilat krijojnë pronarë të paligjshëm, në toka publike”, - tha dje Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë. Ai kërkoi nga Ministria e Punëve Publike verifikimin e të gjithë dokumentacionit për qendrën e Tiranës, për të shmangur në këtë mënyrë përvetësimet e padrejta të tokës publike. Kryeministri tha se për të gjitha shpronësimet e bëra nga mbreti Zogu i I, në këtë zonë të qytetit, ka pasur kompensimet përkatëse, duke theksuar se falsifikatorët dhe mbështetësit e tyre do të marrin përgjigjen e merituar nga ligji.
“Qendra e Tiranës në çdo centimetër të saj ishte vetëm tokë publike me dokumentet më të qarta. Zotërinj ministra dua tu rikujtoj se ndërtesa e Ministrisë së Kulturës sipas atlaseve dhe të gjitha dokumenteve është ndërtuar në vitin 1932 nga lartmadhëria e tij Mbreti Zogu i I, i cili në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk i ka përvetësuar kujt pronën, por ka shpronësuar në përputhje me kodin civil. Zoti Ministër i Punëve Publike duhet tua japësh fotot e albumit të gjitha mediave. Më sipër është një barakë e ndërtuar nga fundi i viteve 1800, një kazermë ushtarake turke. Me të gjitha dokumentet, ajo është një dhomë tregtie, më vonë spital austro-hungarez e pastaj gjimnaz. Dhe tani na del se qenka pronë e asaj apo kësaj familje. Falsifikatorët do të marrin përgjigjen që meritojnë, po kështu dhe ata që mbrojnë falsifikimin”, - tha Berisha. Më tej ai shpjegoi dhe detajet lidhur me ndërtesat e tjera në këtë zonë si varrezat e Karapicëve dhe xhamia e Karapicëve. “Lartmadhëria e tij zogu i I ndërtoi sheshin dhe hoqi të gjitha varrezat familjare ose shtëpiake që ishin brenda qytetit. I bëri të gjitha ato me shpronësim të plotë. Edhe xhaminë e rrafshoi për të ndërtuar sheshin, por e kompensoi. Këtu nuk janë në lojë shuma të vogla , por të paktën 110 milion euro”, - tha ai. Kryeministri u shpreh se Qeveria nuk do të mbledhë për buxhetin e vet as edhe një qindarkë të vetme, por të gjitha do ti vendosë në mënyrën më transparente dhe më të ndershme në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve. “Ne do ti shesim ato me 2000 euro metrin katror, në përputhje me planin e qytetit që ndërtohet, por i gjithë ky fond prej 112 milion euro gradualisht me kalimin e tij do të kalojë i tëri për kompensimin e pronarëve”, - tha ai.
“Dhoma e Tregtisë, biznesi të gjej ambient me qira”
Dhoma e Tregtisë duhet të ndryshojë ambient. Ky është propozimi i bërë dje nga kryeministri Sali Berisha. Duke folur për planin rregullues të Tiranës dhe konfliktin mes bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike, Berisha sqaroi se i gjithë trualli në këtë zonë është shtetëror dhe do shitet në favor të kompensimit të ish-pronarëve. Pjesë e këtij trualli sipas tij është dhe toka ku është ngritur Dhoma e Tregtisë. “Dhe Dhoma e Tregtisë është në një truall shtetëror. Të marrin një truall me qira se janë të pasur. Ne punojmë për pasurinë e tyre. Por në asnjë vend të botës dhoma e tregtisë nuk është ngritur në një ambient shtetëror”, - tha ai.
“Ndërhyrje në ligj për kompensimin e pronarëve”
Qeveria së shpejti pritet të ndërmarrë një tjetër ndryshim ligjor për të mundësuar kompensimin e ish-pronarëve. Kreu i Ekzekutivi, Sali Berisha tha dje se mund të lind nevoja për ndryshim në njw ligj të vitit 1994 lidhur me shitjen e pronave shtetërore. “Ka një problem, ka një ligj të vitit 1994, ku Qeveria nuk lejohet të shesë tokën publike përveçse me vendim të Këshillit të Ministrave, për qëllime të caktuara. Ai vendim është shumë i dobishëm sepse ka pasur si qëllim që të mbrojë dhe të mos lejojë shitjen e pronave pa u kompensuar pronari, po aty ne mund të ndërhyjmë dhe të fusim kompensimin e pronarëve dhe krijimin e fondeve për ta, sepse aty është e përcaktuar se kur Këshilli i Ministrave mund të marrë vendim për të shitur tokën publike. Ndaj dhe do të bashkërendoni të gjithë veprimtarinë. Do të përdoren në mënyrën më transparente , më të ndershme dhe ccdo gjë në funksion të fondit të kompensimit të pronarëve”, - tha dje Berisha.
Banorët e Orikumit sërish në protestë: Berisha të na japë zgjidhje
Banorët e Orikumit kanë dalë përsëri në protestë dhe i kërkojnë Kryeministrit, Sali Berisha për tu dhwnw një zgjidhje lidhur me konfliktin e pronës. Ata kanë pritur dy ditë për të marrë një përgjigje për zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Orikum, por pasi nuk kanë parë asnjë reagim institucion kanë vendosur t’u rikthehen protestave. Dje dhjetëra banorë janë mbledhur para Bashkisë së qytezës, si i vetmi institucion shtetëror ku ata mund të drejtohen duke kërkuar që Kryeministri, Sali Berisha të mbajë fjalën e dhënë dy ditë më parë, për zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Orikum. Banorët që pak ditë më parë u përplasën me policinë sot kanë protestuar qetësisht, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Dua tokën time, askush dhe askënd nuk lejoj të ma marrë. Qeveria të zgjidhë çështjen”,- tha një prej banorëve për mediat. Sipas tyre Berisha deklaroi se do të zgjidhë çështjen prandaj duhet të mbajë premtimin dhe ta zgjidhë atë. Çështje e kësaj prone në Orikum është kthyer në akuza dhe kundër akuza. Ish-punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore pretendojnë se prona është e tyre, në bazë të ligjit 7501. Ish-punonjësit pretendojnë pronësinë mbi rreth 450 hektarë tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore. Nga ana tjetër, persona të tjerë pretendojnë se prona është e tyre dhe se ata janë pronarët e vërtetë të kësaj hapësire. Mes emrave të pronarëve të rinj të tokës figuron dhe ai i mikut të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit Sali Berisha. Bërja publike e emrit Rrahman Selmanllarit ka sjellë dhe reagimin e opozitës shqiptare e cila akuzoi Kryeministrin Sali Berisha se po mer pronat private për ti vënë në shërbim të familjes së tij. Duke mbajtur në duar dokumentin që banorët e Orikumit kanë publikuar së fundmi ku shfaqet emri i Rrahman Selmanllarit, Tahiri akuzoi në emër të PS-sw se pikërisht ky njeri, ka vjedhur tokat e banorëve të Orikumit duke përdorur pushtetin e kryeministrit. Protesta e këtyre banorëve degjeneroi në dhunë midis tyre dhe policisë disa ditë më parë. Pas dhunës ndaj tyre reagoi Kryeministri, Sali Berisha i cili ka pohuar se pronën që kanë marrë tokën në bazë të ligjit 7501, do ta kenë edhe në pronësi. “Berisha do të mbajë çdo premtim. Kjo nuk ka diskutim. Atë premtim që kam bërë për tokat e fermave, atë e kam dekretuar dhe në radhë të parë, i dal zot vetes time. Unë si President i Republikës bëra dekretin, e kam bërë me vetëdijen më të plotë, bëra dhe ligjin. Ndodhi një manovër parlamentare e zakonshme që ma dështoi, por kjo shumicë do ta kalonte atë ligj", - ka thënë ai.
PDK: Shteti po dhunon pronën private
Partia Demokristiane akuzon mazhorancën se po rrit konfliktet sociale në vend. “Kohët e fundit është vënë re acarimi i klimës së tensionit politik dhe social për shkak të manipulimit dhe deformimit të votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë këtyre muajve të parë të qeverisjes së dalë nga një proces zgjedhor i tjetërsuar, ne jemi dëshmitar të thellimit të konflikteve midis institucioneve dhe midis pushteteve, madje edhe midis segmenteve të mazhorancës”, - thuhet në deklaratën për shtyp të PDK-së. kjo parti denoncon përpjekjet e Qeverisë për të goditur autonominë e pushtetit lokal dhe uzurpimin e kompetencave të pushtetit vendor nga pushteti qendror dhe Kryeministri. “PDK denoncon ndërhyrjen e qeverisë qendrore për bllokimin e një sheshi ndërtimi në qendër të Tiranës, pronë private e ligjshme dhe në përputhje me të gjitha kriteret e shkruara në legjislacionin shqiptar. PDK denoncon gjithashtu futjen në konflikt të institucioneve brenda shtetit siç ishte përplasja midis ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ku policia e shtetit u përdor kundër policisë tatimore që po zbatonte ligjin kundrejt një biznesi debitor, që nuk shlyen detyrimet ligjore për shkak të lidhjeve të tij me piramidën e pushtetit” – deklarojnë demokristianët. Sipas tyre klima konfliktuale, që është pasojë e drejtpërdrejtë e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, po thellohet dita ditës, duke kërcënuar institucionet legjitime, liritë e qytetarëve, pronën e madje edhe jetën e tyre, siç ishte rasti i dhunës kriminale ndaj gazetarit Mero Baze. PDK bën thirrje për dialog politik, mazhorancë opozitë për të kthyer normalitetit në vend. Ky lajm është publikuar: 05/11/2009