Ish të burgosurit, në grevë prej 7 ditësh
TIRANË- Ish të burgosurit politikë kanë vendosur të vazhdojnë grevën e urisë, pasi sipas tyre, nuk ka ende një përgjigje konkrete zyrtare për plotësimin e kërkesave. Pasditen e së hënës, përfaqësuesi i tyre Xhaferr Agaraj u prit në një takim nga Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, por duket se as bisedimet nuk kanë pasur rezultat pozitiv. Kërkesat rrjedhin nga mospërputhja e ligjeve të bëra nga Berisha dhe zbatimi, thanë më herët të burgosurit politikë, që tashmë kanë hyrë në ditën e 8 të grevës së urisë. Mes të tjerash ata kërkojnë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin financiar të përndjekurve politikë, vlerësimin e letrave me vlerë dhe kompensim të pasurive të konfiskuara të tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)