Korcë, amortizimi i kopshtit rrezikon 50 fëmijë
KORCË- Gjendja e rëndë e kopshtit në Vlocisht të rrethit të Korcës rrezikon jetën e rreth 50 fëmijëve. Kjo ndërtesë duhet të shërbente si shembull i së ardhmes për komunën Libonik, pasi këtu edukohet një brez i ri, por në fakt vec amortizimit, pamja s’të ofron asgjë më tepër. Madje edhe shpresa se gjendja e kopshtit do ndryshojë, tashmë është shuar për banorët e zonës përreth, pasi prej vitesh nuk është kryer asnjë investim për rikonstruksionin e ndërtesës. Jashtë kamerës edhe edukatoret e kopshtit i bashkohen këtij shqetësimi, pasi janë të ndërgjegjshëm që rreziku është mjaft pranë.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)