Ish-te perndjekurit Piramida simbol i diktatures
Shoqata Kombetare e ish te Perndjekurve dhe te Burgosurve Demokrate Antikomuniste permes nje deklarate per shtyp kerkoi dje shembjen e Piramides pasi ajo simbolizon pushtetin gjakatar te diktatures komuniste. Ne emer te Shoqates se te Perndjekurve Politike deshirojme edhe nje here te shprehim opinionin tone ne lidhje me shembjen e mauzoleut te diktatorit. Per ne te persekutuarit dhe te burgosurit politike por dhe per gjithe shqiptaret Piramida perfaqeson vetem nje simbol pushteti gjakatar i diktatures komuniste.Jemi te deshperuar sepse Presidenti Topi mori ne mbrojtje mauzoleun e diktatorit - thuhet ne deklaraten e Shoqates Kombetare te ish te Perndjekurve dhe te Burgosurve Demokrate Antikomuniste. Jemi te deshperuar per qendrimet e tij - thuhet me tej ne deklarate - qe ne i konsiderojme persekutuese ndaj shtreses sone. Presidenti Topi nuk ka pranuar ligjin kunder lustracionit dhe per ne eshte antinjerezore qe ai propozon anetare per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte vetem emra gjykatesish persekutore dhe drejtues te gjyqeve famekeqe politike - perfundon deklarata per shtyp e kesaj shoqate.