Berisha-Sarmi Transfertat e parave nepermjet postes
Kryeministri Sali Berisha priti dje drejtorin e Pergjithshem te Postes Italiane z. Massimo Sarmi. Ky i fundit i shprehu Kryeministrit Berisha pergezimet per sukseset e arritura nga Posta Shqiptare dhe e njohu ate me nje tjeter sherbim ambicioz sic eshte kryerja me kosto te ulet e transfertave te parave te cilin Posta Shqiptare mund te ofroje ne bashkepunim me Posten Italiane. Lidhur me kete z. Sarmi iu referua edhe nje akti normativ te Komunitetit Evropian ku posta shihet si nje mundesi e mire per transferimin e parave me kosto te ulet. Nga ana e tij Kryeministri Berisha i shprehu z. Sarmi mirenjohje per mbeshtetjen qe Posta Italiane i ka dhene Postes Shqiptare dhe se qeveria ka si synim kryesor ofrimin e sa me shume sherbimeve per qytetaret nepermjet postes. Duke u ndalur ne sherbimin per transfertat e parave nepermjet postes Kryeministri u shpreh Ne do te konsiderojme seriozisht hedhjen e hapave te pare per kete sherbim. Kryeministri Berisha e siguroi z. Sarmi se qeveria shqiptare do te beje gjithcka edhe per Shqiperine dixhitale ndersa theksoi se penetrimi ne internet ne Shqiperi eshte rritur nga 4.8 per qind qe ka qene ne vitin 2004 ne 45 per qind ne vitin 2010 dhe eshte bere e mundur qe sherbimi i internetit te instalohet ne cdo shkolle te vendit. Me tej Kryeministri Berisha u shpreh se synim kryesor i qeverise eshte shtrirja e One stop shop per te gjitha sherbimet publike. Lidhur me kete Kryeministri u shpreh se ne fund te muajit nentor Posta e Shqiperise do te shperndaje internet falas ne cdo zyre te saj ne te gjithe Shqiperine. Ne shenje respekti per nismen dhe mbeshtetjen qe Kryeministri Berisha ka dhene per kryerjen e sherbimeve elektronike nepermjet postes ne Shqiperi drejtori i Pergjithshem i Postes shqiptare z. Arqile Gorea i dorezoi Kryeministrit Berisha Certifikaten e Pare Dixhitale sherbimi me i ri i Postes Shqiptare e cila perdoretper nenshkrimin elektronik te dokumenteve. Kryeministri Berisha shprehu i falenderimet e tij zotit Gorea dhe drejtorit te Pergjithshem te Postes italiane z. Massimo Sarmi per ndihmen e cmuar qe kane dhene ne realizimin e kesaj arritjeje nje hap shume i madh ky drejt modernizimit drejt Shqiperise dixhitale.