Ish-të përndjekurit, aktivë për fitoren e koalicionit të djathtë
Shoqata antikomuniste e ish-të përndjekurve politikë demokratë të Shqipërisë, do të jetë shumë aktive në të gjitha rrethet e vendit për fitoren e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejton, nga Qendra deri tek e Djathta
Me dt.18 Maj, Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë Demokratë, Dega e Rrethit të Lushnjes, organizoi një takim me kandidatët për deputetë të këtij Rrethi. Ky aktivitet mjaft i rëndësishëm u organizua në Qendrën kulturore “Vaçe Zela”. Një pjesëmarrje mjaft e gjerë dhe entuziaste, ishte një dëshmi tjetër se Partia Demokratike e ka të sigurtë edhe një mandat tjetër, jo vetëm në Rrethin e Lushnjes, por në të gjithë Shqipërinë. Ishin të pranishëm kandidatët për deputetë të këtij rrethi dhe Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, z.Simon Miraka dhe anëtarë të Kryesisë. Duke marrë fjalën në këtë takim, z.Miraka theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të ketë për fatet e kombit tonë një fitore spektakolare e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit. –Ne, ish-të Përndjekurit Politikë të Shqipërisë - theksoi z.Miraka - sapo dolëm nga burgjet dhe kampet e internimit të diktaturës komuniste në vitin 1991, jemi rreshtuar përkrah Partisë Demokratike dhe jemi shumë krenarë se kemi qenë gjithnjë dhe vazhdimisht në kohët më të vështira të kësaj force politike, formacioni më vital dhe më i besueshëm i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Nuk ishte e rastit, që rebelimi komunist i vitit ‘97 i organizuar nga Partia Socialiste dhe falangat e ish-sigurimit komunist në elitën e saj, kanë vrarë dhe masakruar dhjetëra nga djemtë tanë ish-të përndjekur, që kryenin detyrën në institucionet e shtetit. Sigurisht ne vlerësojmë shumë lart organizimin e shkëlqyer të rinisë studentore si faktori vendimtarë për përmbysjen e komunizmit por nuk duhet harruar fakti se ish-të përndjekurit politik janë përballur për një gjysmë shekulli duke kundërshtuar regjimin komunist si e keqja më e madhe që i ka ndodhur këtij kombi. Dhe u ndëshkuam egërsisht me pushkatime të qindra e mijëra njerëzve tanë që akoma edhe sot lart më shumë se 4000 të pushkatuarve me ose pa gjyq nuk u gjendën varret. Mijëra e mijëra të tjerë sakrifikuan në emër të lirisë dhe demokracisë rininë dhe jetën e tyre në burgjet skëterrë të regjimit komunist, në tortura dhe vuajtje që ia kaluan nga egërsia edhe inkuizicionit mesjetar. Qindra njerëz të pafajshëm, fëmijë, pleq gra, vdiqën nga uria dhe vuajtjet në kampet e internimit në të katër anët e Shqipërisë. Shqipëria burg, ky ishte lajtmotivi i regjimit komunist. Për fat të keq neve sot kemi një opozitë destruktive, një të majtë ish-komuniste që nuk është distancuar aspak dhe asnjëherë nga e kaluara e sajë kriminale kundër popullit. Dhe paradoksi është se fatkeqësisht dhe paturpësisht kërkon votën e shqiptarëve jo për të qeverisur me alternative të besueshme, por qëllimi i tyre është sundimi, ashtu siç dhe i kanë motivuar baballarët e tyre. Neve ish-të përndjekurit politik,nuk duhet të pushojmë përpjekjet tona për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 Qershorit, të bëjmë të mundur vazhdimin e reformave në rrugën e integrimit europian që ka qenë ëndrra dhe amaneti e pararendësve tanë që u flijuan në altarin e lirisë. Nuk është e mundur që një e majtë ish komuniste që ka luftuar gjithnjë kundër demokracive perëndimore, një e majtë me ide bolshevike marksiste të marrë në dorë fatet tona dhe të bëjë ndonjë gjë të mirë për Shqipërinë. Ne hedhim poshtë çdo përpjekje të disa individëve që i shërbejnë Edi Ramës si mercenarë të mashtruar dhe të paguar,se ish të përndjekurit janë të ndarë dhe të përçarë dhe mundet të votojnë PS. Unë ju siguroj se ish të përndjekurit politik si njerëz të idealit dhe përgjegjësisë përpara kombit do të votojnë në bllok Partinë Demokratike duke u bërë një faktor i rëndësishëm për fitore në zgjedhjet e 23 Qershorit. - Duke përfunduar z.Miraka deklaroi se Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë me 36 degët e saj në Shqipëri do të ndjekë hap pas hapi fushatën e Partisë Demokratike, duke e përkrahur fuqishëm në ndërmarrjen e saj historike.
Me mjaft entuziazëm u prit fjala e Deputetes të Partisë Demokratike z.Mesila Doda. Ajo bëri një ekspoze të shkurtër të reformave që ka ndërmarrë Partia Demokratike në përkrahje të ish-të përndjekurve politikë. -E konsideroj një ogur mjaft të mbarë që të hapim fushatën elektorale në takimet me popullin pikërisht më ish të përndjekurit politik të Lushnjes. Edhe unë e konsideroj veten si pjesë e juaja, e vuajtjeve tona të përbashkëta të njerëzve dhe familjeve tona. Lushnja ka qenë vendi burg ku diktatura komuniste ngriti shumë kampe internimi. Dhe kjo është arsyeja që juve keni qenë dhe mbeteni qëndrestar ët e demokracisë dhe të Partisë Demokratike. Juve si njerëz të mendimit intelektual me të drejtë keni vlerësuar se Partia Demokratike ka qenë partia e idealeve tuaja. Me përmbysjen e komunizmit,ishte kjo forcë politike që ngriti zërin në Parlament dhe u bë i mundur lirimi i qindra e mijëra të burgosurve dhe të internuarve politik. Me reforma të rëndësishme u bë i mundur dëmshpërblimi, punësimi dhe strehimi i tyre, megjithëse në kushtet kur qeveria e Partisë Demokratike kishte gjetur një arkë boshe nga qeveria komuniste. Vetëm në vitet 92-96, lart më shumë se 17 mijë djem dhe vajza të ish-të përndjekurve politikë morën të drejta studimi falas nga qeveria. Mijëra apartamente banimi u vendosën për strehimin e tyre. Por këto reforma u bllokuan dhe u injoruan menjëherë sapo shpërtheu revolucioni bolshevik i vitit 97 që përmbysi qeverinë demokratike. Duke i konsideruar ish të përndjekurit politik në mentalitetin e tyre Bolshevik si “armiq të klasës”, u larguan nga administrate shtetërore të gjithë punonjësit që kishin lidhje me shtesën më fisnike të popullit tonë. Qindra e mijëra duke mos patur asnjë perspektivë jetese këtu në Shqipëri morën rrugët e mërgimit. Asnjë lek për dëmshpërblimin, asnjë vend pune për ish-të përndjekurit,ka qenë fytyra e qeverisjes së tyre të mbrapsht për 8 vite deri në vitin 2005. Me ardhjen në pushtet në vitin 2005, ka bërë të gjitha përpjekjet për integrimin e kësaj shtresë të rëndësishme të shoqërisë. Ligji i dëmshpërblimit si kosto më e lartë në të gjitha vendet ish-komuniste, tregon impenjimin e Qeverisë Berisha në përkrahje të atyre që kontribuan dhe dhanë jetën e tyre për demokraci dhe kundër komunizmit. Të gjitha këto reforma janë kundërshtuar me agresivitet nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Sa herë që Parlamenti është ndalur të votojë këto reforma, socialistët me urdhër të Edi Ramës kanë lëshuar sallën e Parlamentit. Dhe kjo maskaradë e turpshme po vazhdon. Partia Socialiste me Edi Ramën dhe pinjojtë e brezit të dytë të diktaturës komuniste kanë bërë aleancë me 4 parti komuniste. Vini re, këto parti kanë kërkuar vendosjen e bustit të diktatorit dhe të gjithë ish-të përndjekurit politikë të kalojnë në gjykata për të vlerësuar “sipas konceptit komunist” se kush mundet të dëmshpërblehet për vitet e burgut dhe të vuajtjes. - Partia Demokratike si parti e idealeve tuaja në luftën për demokraci dhe bashkimit me familjen europiane, si gjithnjë do të jetë mirënjohëse e kontributit dhe sakrificave tuaja, - e përfundoi fjalën e saj z. Mesila Doda. Shumë nga të pranishmit që morën fjalën, premtuan vendosmërinë e tyre në përballjen në zgjedhjet e 23 Qershorit me një forcë politike si Partia Socialiste që asgjë nuk ka të përbashkët me demokracinë, na konsideron neve ish-të përndjekurit si armiq të klasës, prandaj humbja e Edi Ramës është e pashmangshme. “Ne do të motivojmë të gjithë lushnjarët që të votojnë Partinë Demokratike.Ne kemi moralin tonë të kërkojmë dhe të vendosim”. Me mjaft interesim u prit fjala e znj.Lili Ndoci Sekretare e Përgjthshme e shoqatës. Ajo bëri thirrje që “të mos na zërë gjumi i natës deri kur të shporrim nga politika një njeri anti-shtet, anti-familje, anti-njeri, si monstra Edvin Rama”. Takimi u mbyll me urime të përzemërta për Kandidatët e Partisë Demokratike dhe fitore në zgjedhjet e 23 Qershorit. Takime të tilla do të vijojnë.