E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-të përndjekurit, ku duhet t’i tërheqin paratë e dëmshpërblimit

Procedura që do të ndiqet për shpërndarjen e parave për përfituesit. Emrat që kanë marrë përgjigje nga Ministria për kërkesat që kanë depozituar

Laureta Rryci

Tiranë - Ministria e Financave është e gatshme të fillojë shpërndarjen e kompensimit për ish-të përndjekurit politikë. Zëvendësministri Sherefedin Shehu ka thënë për median se 1100 të përndjekurit e parë do të kompensohen brenda një periudhe të shkurtër kohore. “Shuma e përfshirë dhe e llogaritur në vendimin e datës 29 dhjetor është 1 miliard lekë, po kaq është shuma që ne kishim parashikuar në buxhetin e vitit 2008. Kjo shumë është transferuar në një llogari të posaçme dhe Ministria e Financave do të hapë tenderin për të zgjedhur një bankë ku do të hapen llogaritë personale të përfituesve”, - deklaroi Sherefedin Shehu, zëvendësministri i Financave. Ngadalësia në kompensim, sipas zëvendësministrit, vjen nga procedurat e hartimit të listave nga Ministria e Drejtësisë. Shuma e parave që përfitohet është një pjesë shumë e vogël e sasisë që pretendohet nga ish-të përndjekurit. “Shuma e këtyre përfituesve, pasi ka dhe disa limite, ligji thotë që do të paguhet me tetë këste, që do të thotë që secili nuk mund të marrë më shumë se 1/8, për të ruajtur kriterin e barazisë dhe të drejtësisë dhe njëkohësisht nuk mund të marrë më pak se 100 mijë lekë dhe më shumë se 1 milion. Pra, ka dhe një limit të sipërm”, - vijoi Shehu. Veç 2 miliardë lekëve të tjerë të vënë në buxhet si kompensim për ish-të përndjekurit, në 2009-n kjo shtresë pritet të përfitohet edhe nga privatizimi. Vlera e përfitimit shkon deri në 2 miliardë lekë të tjerë, ndërkohë që fatura e përllogaritur është mbi 15 miliardë lekë. Çdo i dënuar i sistemit komunist shpërblehet me 2 mijë lekë për ditë burgu.
Vendimi
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së datës 29 dhjetor 2008 vendimin për listën e dëmshpërblimit të 1100 të përndjekurve politikë, me një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo shumë do të kalojë në llogari dhe do të fillojë shpërndarja e tyre ditët e para të janarit. “Miratimi i vendimit në përputhje me ligjin është kusht i domosdoshëm për disbursimin e kësaj shume, shuma më e madhe që është disbursuar ndonjëherë. Me këtë rast u bëj thirrje të përndjekurve politikë të bëjnë çdo përpjekje për plotësimin e dokumentacionit, e kam fjalën jo për këta 1100, por edhe për të tjerë të mund të përfitojnë sa më shpejt nga fondet që qeveria ka përcaktuar dhe do të përcaktojë për dëmshpërblimin e tyre. Këto 2 miliardë i përkasin këtij viti”, - tha kryeministri Berisha.
Dëmshpërblimi
Në bazë të buxhetit vjetor, të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë të barabartë për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që, në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi. Ministria e Drejtësisë, brenda një jave nga miratimi në Këshillin e Ministrave të vendimit për dëmshpërblimin, i përcjell Ministrisë së Financave kopjen e plotë të dosjeve individuale të ish-të dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërblim sipas këtij ligji. Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan në vlerë të plotë dëmshpërblimin për çdo të dënuar politik që përfiton sipas këtij ligji, nëpërmjet çeljes së depozitës bankare, në emër dhe/ose për llogari të tij ose të familjarëve të tij, në një bankë të nivelit të dytë. Dokumenti i çeljes së llogarisë bankare i bashkëlidhet dosjes në Ministrinë e Financave.
Tërheqja e parave
Dëmshpërblimi financiar i depozituar në llogaritë bankare tërhiqet personalisht nga vetë ish-i dënuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar, apo nga familjari i viktimës së ekzekutuar. Kur ish-i dënuari politik ka vdekur apo vdes para ditës së tërheqjes së kësteve të dëmshpërblimit, shumën e parave e përfitojnë, në pjesë të barabarta takuese, vetëm familjarët e tij, të përcaktuar në nenin 8 këtij ligji. Kur asnjë prej tyre nuk është gjallë, dëmshpërblimi shuhet dhe fondet i kthehen Buxhetit të Shtetit. Banka e nivelit të dytë lejon tërheqjen e të gjithë depozitës nga përfituesit e përcaktuar në paragrafin e dytë të këtij neni, vetëm pasi ata/ai depozitojnë /depoziton personalisht certifikatën e vdekjes së ish të dënuarit politik, dëshminë e trashëgimisë së tij dhe dokumentin, që vërteton se të paktën që njëri prej tyre është gjallë. Banka e nivelit të dytë, në dokumentin përkatës, shënon të dhënat e personit/personave që tërheq/tërheqin dëmshpërblimin, për llogari të vet dhe të të gjithë përfituesve. Një kopje e këtij dokumenti dhe e dokumentit që provon tërheqjen e llogarisë bankare, i bashkëlidhen dosjes individuale në Ministrinë e Financave. Asnjë veprim bankar nuk mund të kryhet në kundërshtim me paragrafët e mësipërm të këtij neni, edhe nëse ai mund të autorizohet me prokurë. Ministria e Financave mbikëqyr mënyrën e respektimit të këtij detyrimi ligjor dhe, kur vëren shkelje, e gjobit bankën e nivelit të dytë me gjobë të barabartë sa trefishi i çdo depozite, të shpërndarë në kundërshtim me përcaktimet e këtij neni.

Pjetër Palok Leze Kola 29/5/1942 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5303 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prenusha Gjin Bardhe Doçi 20/3/1941 Rrëshen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5324 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Islam Bajram Fatime Skepi 3/11/1920 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 5305 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hate Shaban Sose Avdija 5/4/1946 Tropojë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5312 3/4/2008 Veprim Paraprak
Gani Hasan Lima Ibrahimi (Kasaj) 12/4/1915 Përmet Dënim me Burg E papërcaktuar 5317 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mahir Sami Rahime Berberi 3/6/1920 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 5321 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shaban Avdyl Aze Avdiaj 10/3/1922 Tropojë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5318 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sulejman Qazim Zyra Orhanas 5/2/1905 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 5322 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dalip Nure Arziko Rakipi 15/4/1913 Kolonjë Dënim me Burg E papërcaktuar 11208 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Suzana Mehmet Atlije Seferi 5/1/1949 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5314 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Adnand Qani Teuta Mehmeti 8/1/1971 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 3506 3/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ali Haxhi Tale Memçaj 27/3/1950 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 5323 3/4/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Novruz Kaso Rube Zoto 31/12/1914 Përmet Dënim Kapital E papërcaktuar 11207 16/6/2008 Jashtë afatit
Alpin Alush Zejnepe Lleshanaku 19/6/1938 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5315 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zenepe Selman Rabije Lleshanaku 3/2/1917 Elbasan Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5316 25/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fitim Ismail Naxhije Cami 2/6/1951 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 5304 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nexhat Jahja Nurian Caco 15/5/1915 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 5313 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhafer Xhemal Seide Kondi 5/5/1923 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11412 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Halim Xhelil Dud Kaloshi 28/9/1929 Sine, Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 11413 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Abedin Beqir Lutfie Destani 21/4/1920 Maqedoni Dënim me Burg E papërcaktuar 5319 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hasan Mero Hanëme Mero 17/7/1912 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 5320 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vita Harallamb Albina Harapi 11/3/1966 Tiranë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 5308 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Selim Mustafa Areti Ludvig 14/5/1968 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 5311 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Viktor Sotir Klanthi Stratobërdha 15/5/1925 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 5309 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vuksan Niko Ikona Dashiç 22/10/1925 Plavë Dënim me Burg E papërcaktuar 5307 3/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Mehmet Kapllan Sabrije Mehaj 29/4/1935 Trush, Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11414 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llambi Thoma Sofije Plasoti 10/4/1932 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 11415 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ramadan Sulejman Hazize Sheri 4/5/1883 Galibaq, Greqi Dënim me Burg E papërcaktuar 11400 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ismail Myftar hamide Keta 25/5/1905 Klos Dënim me Burg E papërcaktuar 11404 19/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nebi Maksut Sembo Meto 9/7/1902 Gostivisht, Kolonjë Dënim me Burg E papërcaktuar 11401 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Qamiran Shaban Emine Qosja 15/10/1923 Stropan, Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 11282 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Çaush Asllan Naze Mekolli 15/2/1907 Bllace, Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 11283 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Xhevdet Shaban Hava Kraja 4/7/1918 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11192 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Foto Dhimitër Nare Bala 14/2/1910 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11284 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qazim Selman Hava Laçi 7/8/1901 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 11190 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Myhsin Eljaz Mejreme Muka 10/3/1901 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 11193 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ejup Liman Amijet Kërluku 5/4/1924 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11198 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Daut Ibrahim Davë Ceni 7/11/1872 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11286 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Taze Zef Pashke Pllumbaj 10/4/1945 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11195 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Pashke Gjergj Lene Pllumbaj 28/11/1917 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11196 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Beatriçe Zihni Sembo Jaman 9/2/1943 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11287 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Llazi Theofan Edhoksia Kokoli 1/4/1944 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11197 16/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Dine Adem Shkurte Pira 13/8/1927 Kastriot, Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 11288 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ded Mark Marë Lleshaj 25/5/1905 Rrëshen Dënim me Burg E papërcaktuar 11191 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Tonin Franco Gjyljana Andracchio 17/3/1948 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11194 16/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lekë Ndoc Sute Pylla 5/1/1911 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 11289 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Haki Tasim Hajrije Gjinishi 2/10/1893 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 11290 17/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Rexhep Myslim Zenepe Jazxhiu 15/9/1910 Bilisht Dënim me Burg E papërcaktuar 11291 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kamber Muko Pashako Mujo 25/2/1906 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 11292 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llesh Kolë Dile Dedaj 7/5/1910 Malësi e Madhe Dënim me Burg E papërcaktuar 11293 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Stefan Strato Varvara Goga 11/4/1938 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 11294 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dhimitër Miltjadh Sevasti Verdhi 3/4/1935 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 11295 17/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kurtish Karafil Hajrije Lika 5/7/1925 Kastriot, Peshkopi Dënim me Burg E papërcaktuar 11402 19/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›