Ish-të përndjekurit në Tropojë: Greva në shërbim të PS-së
21-10-2012 / Gazeta 55
Ish të përndjekurit e rrethit të Tropojës, pasi kanë marrë në analizë grevën e urisë të bashkëvuajtësve të tyre, kanë deklaruar se mbështetja politike e Partisë Socialiste nxjerr në pah qartë synimet e saj, kundër qeverisë.
Sipas anëtarëve të kryesisë së shoqatës së ish të përndjekurve, kjo grevë e një grupi të persekutuarish, nuk ka marrë mbështetjen e të persekutuarve në të gjithë vendin, por është vënë në shërbim të ish sigurimit të shtetit.
Ish të persekutuar në Shkodër, Pogradec, Korçë dhe në Qarqe të tjera në deklaratat e tyre janë distancuar nga greva e urisë në Tiranë. Në deklarimet e tyre është thënë se greva është vënë në shërbim të PS, e cila po keqpërdor ish të persekutuarit politikë.