Shqipëria në BE, diskutime në Stokholm më 30 nëntor
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenca e Bashkimit Evropian organizon një takim të radhës me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria. Pikërisht në fund të këtij muaji, më datën 30 nëntor në Stokholm do të zhvillohet takimi i grupit të diplomatëve dhe eksperteve të Bashkimit Evropian, i cili do të përgatisë draftin përkatës për mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Njoftimi bëhet e ditur nga axhenda e Presidencës Suedeze të BE-së, por në ketë dokument nuk bëhet e ditur nëse në rendin e ditës është shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Në njoftimin përkatës, theksohet se më 30 nëntor do të mblidhet grupi i punës për Ballkanin Perëndimor, i cili është përgjegjës për çështjet shqetësuese për Ballkanin Perëndimor që përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën. Ky takim do të vërtetojë procesin e stabilizim-asociimit, instrumentin e parafinancimit, por edhe zhvillimet politike dhe ekonomike ne vend. Realisht pritet që dy çështjet kryesore që do të shqyrtojë do të jetë ta vendosë apo jo aplikimin e Shqipërisë, pasi Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi e kane kaluar këtë hap, madje kanë përfituar edhe nga liberalizimi i vizave.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009