Problemet me tapitë, mbajnë peng shitblerjen e tokave bujqësore
Autori i Lajmit: Redaksia
Shitblerja e tokave bujqësore ka mbetur peng, i problemeve me titujt e pronësisë. Për sa kohë nuk ka një treg toke nuk mund të flasim për bujqësi të orientuar nga tregu. Për ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, kjo mangësi e madhe shkakton efekte negative zinxhir, pikërisht në atë që është edhe sfidë për integrimin e vendit. I njëjti mentalitet, sipas ministrit Ruli, shfaqet më tej edhe në mospagimin e taksës edhe nga ta që zotërojnë tokë. ”Ky mentalitet është një nga faktorët që pengon krijimin e tregut të tokës. Ne ende nuk kemi tregun e tokës bujqësore. Këtu ka ndikuar edhe paqartësia në titujt e pronave. Për tokën bujqësore ky është një ndër problemet që duhet zgjidhur më parë. Problemi i koncentrimit të tokës pastaj në ferma më të mëdha vjen automatikisht pas saj” tha Ruli.
Mosinteresimi për tokën bujqësore
Mungesa e interesit për tokën duket edhe në braktisjen e saj. Për Rulin kjo sjellje ndaj resurseve është një dëm i madh dhe një situatë që duhet të marrë fund. ”Asnjë vend i botës, që nga Mesjeta e deri më sot nuk ka lejuar mospërdorimin dhe mosshfrytëzimin e tokës bujqësore. Tek në ky institucion shekullor i detyrimit për ta përdorur tokën dhe tokën më të keqe për ta futur në treg në këto vite tranzicioni ka humbur. Kemi me mijëra hektarë tokë të braktisur dhe me ligjin që po përgatisim mundohet të imponohet dhe është e detyrueshme të imponohet ky element që toka nuk mund të braktiset” tha Ruli. Sektori bujqësor përbën pjesën më të vështirë të integrimit ekonomik në hapësirën evropiane. Kjo edhe për faktin se struktura e saj në ekonomi dhe problemet e trashëguara janë të mëdha.
Prioritetet
Bujqësia konsiderohet si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë sonë, duke kontribuar me rreth 21 % të PBB-së (në vitin 2006). Kjo duke pasur para sysh edhe kërkesat e BE-së, ku rekomandon se Shqipëria duhet t’i japë prioritet bujqësisë, pasi hyrja në union e kë rkon një gjë të tillë. Familjet rurale vazhdojnë të mbizotërojnë me mbi 50% të popullsisë dhe bujqësia përbën alternativën kryesore të zënies me punë të njerëzve në zonat rurale. Rritja mesatare reale në bujqësi gjatë pesë viteve të fundit është vlerësuar të jetë me rreth 3-3.5%/vit. Megjithatë, rritja e sektorit bujqësor është nën mesataren kombëtare dhe, njëherësh, larg potencialeve reale. Kjo vjen si rezultat i problemeve me të cilat përballet sektori, ku mbizotërojnë ato të lidhura më eksodin rural, sipërfaqen e kufizuar të fermave dhe pronësinë mbi tokën, marketingun e produkteve, ujitjen dhe kullimin, nivelin e ulët të teknologjive të përdorura, organizimin e dobët të fermerëve, nivelin e ulët të zhvillimit të industrisë agro-ushqimore, etj. Këto kushte dhe probleme ndikojnë negativisht mbi interesin për investime serioze për prodhimin e produkteve të ndryshme me natyrë agroushqimore. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore zë rreth 24% (ose rreth 699,000 hektarë) të sipërfaqes së përgjithshme të vendit, nga e cila vetëm rreth 561 mijë hektarë janë tokë arë. Rreth 43% (ose 304 mijë hektarë) e sipërfaqes bujqësore ndodhet në zonën fushore me cilësi përgjithësisht të mira prodhuese, rreth 34% (ose 239 mijë hektarë).
Ky lajm është publikuar: 11/11/2009