E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit që kanë probleme me adresat



Laureta Rryçi

Një pjesë e konsiderueshme e ish-të përndjekurve kanë dhënë adresa jo të plota, çka ka sjellë probleme në korrespondencën që mban Ministria me ta mbi dëmshpërblimin. Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, janë 306 ish-të përndjekur që u janë kthyer pas zarfet nga posta për shkak të adresave jo të sakta që kanë dhënë. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotë këtë listë dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Të gjithë këta persona që kanë emrin duhet të shkojnë në Ministrinë e Drejtësisë të marrin zarfet. “Ministria e Drejtësisë, në vijim të procesit për zbatimin me korrektësi të të gjitha hallkave procedurale që ia kërkon ligji ‘Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist’, i ka dërguar njoftimet për plotësim dokumentesh si dhe kërkesat për plotësim të formularit të vetëdeklarimit nëpërmjet Postës Shqiptare. Por një pjesë të këtyre njoftimeve Posta i ka kthyer sërish në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak të vështirësive që ka hasur në gjetjen e adresave të personave që duhet të njoftohen”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë. Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë i njofton të gjithë personat e mëposhtëm se janë të lutur të paraqiten në Ministrinë e Drejtësisë, zyra e pritjes me publikun, për të tërhequr zarfet me njoftimet përkatëse.

2 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›