E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet Petrit Çakrri, u arratis nga burgu pas lejes



TIRANË - Ka përfunduar sërish në pranga Petrit Çakrri, i njohur si dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit ku vuante dënimin. Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave, për kapjen e tij është angazhuar në një aksion Antikrimi i Tiranës. Sipas të dhënave paraprake, Çakrri ishte strehuar në një banesë tek të afërmit e tij, ndërkohë që ai, fill pas arratisë nga burgu, deklaroi se e kishte lënë Shqipërinë. Ai kishte marrë leje 5-ditore nga burgu më 22 janar të këtij viti, por pas kësaj nuk u kthye më në qeli, duke njoftuar largimin. Sipas policisë, ai vuante dënimin për vjedhje dhe ka qenë në përfundim të dënimit prej 6 vitesh, kur vendosi të mos kthehej më për të mbyllur dënimin. 38-vjeçari, lindur dhe banues në Tropojë, u bë i njohur për dhënien e disa dëshmive, për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998, por që sipas grupit të prokurorëve që hetuan çështjen nuk rezultuan të ishin të dobishme.

Burgjet, nis procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja elektronike

TIRANË - Të dënuarit në Tiranë nisën sot procesin e aplikimit për letërnjoftimet e reja elektronike. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve, të cilat pohuan se procesi ka nisur ditën e sotme në burgun 313 në Tiranë, ku të dënuarit po bëjnë aplikimet për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja elektronike. Të njëjtat burime konfirmuan se, nga dita e nesërme, procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja elektronike do të shtrihet edhe në institucionet e tjera penitenciare, mbi bazën e një marrëveshjeje të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Brendshme.

2 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›