E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmojne kurdet. Vriten 8 ushtare turq ne kufi

Tetë ushtarë turq janë vrarë në një sulm për të cilin të dyshuarit kryesorë janë militantët kurdë në jug-lindje të vendit. Zyrtarët dhe mediat lokale flasin për disa të plagosur në provincën Hakkari, në afërsi të kufirit me Irakun. Të dhëna të tjera thonë se ushtarët janë vrarë nga një bombë ose nga minat, por të tjera  burime e përshkruajnë sulmin si pritë.

Muajin e kaluar, 13 ushtarë turq dhe shtatë rebelë kurdë u vranë në përleshjet më vdekjeprurëse në tre vjet. Stacioni televiziv NTV e Turqisë njoftoi të mërkurën se në sulmin e fundit, rebelët kurdë kanë hapur zjarr  ndaj  një automjeti  që transportonte trupat ushtarake  në qytetin e Cukurca.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se dy shpërthime të ndara minave kishte shkaktuar vdekjen. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi kohët e fundit për  kundërpërgjigje  të ashpra kundër rebelëve kurdë, duke thënë se Turqia kishte humbur durimin. Fushata e dhunshme e kudërve të PKK daton që në vitin 1984.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›